Pas një mungese prej 14 vitesh, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar është rikthyer në Tiranë me edicionin e 14-të, duke bërë bashkë aktorë, regjisorë dhe kineastë nga breza të ndryshëm. Ceremonia e hapjes u shoqërua me emocione dhe momente vlerësimi për figurat që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare. Gjatë mbrëmjes u ndanë Çmimet e Karrierës për emra të njohur si Reshat Arbana, Roza Anagnosti, Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro dhe personalitete të tjera të artit shqiptar, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre ndër vite. LEXO edhe...'Burri i shtëpisë', premierë në Festivalin Kombëtar të Filmit! Frani, një grua që 'thyen' traditat dhe mban familjen Ceremonia nuk kaloi pa një incident. Për pak sekonda, gjatë një momenti të programit, në vend të fotos së regjisores Xhanfize Keko u shfaq në ekran fotografia e poetes Natasha Lako. Pas lapsusit, drejtori artistik i festivalit, Ilir Butka, kërkoi ndjesë publike. Pas këtij momenti, regjisori Mevlan Shanaj dhe bashkëshortja e tij, Natasha Lako, shprehën pakënaqësinë përmes një statusi publik, ku e cilësuan festivalin me fjalët “obobo, kjo mynxyrë”, ndërsa kundërshtuan edhe vendimin për ndarjen e 16 Çmimeve të Karrierës. Pavarësisht debatit, festivali ka vijuar me pjesëmarrje të lartë të artistëve dhe publikut. Programi përfshin shfaqje filmash, diskutime dhe takime mes brezave të kinemasë shqiptare, ndërsa edicioni i 14-të U.D/ReportTv.al Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar roza anagnosti reshat arbana Natasha Lako xhanfize keko Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.8% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 4549 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

