Lajme Zone
Hoxha nga Dublini: Shqipëria hyn në fazën vendimtare të integrimit, apel për më shumë bashkëpunim me BE-në
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hoxha nga Dublini: Shqipëria hyn në fazën vendimtare të integrimit, apel për më shumë bashkëpunim me BE-në

Ministri i Jashtëm tha se vendi do të vijojë reformat dhe kërkoi koordinim më të fortë me strukturat e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.

Shqipëria synon të ruajë ritmin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe të forcojë bashkëpunimin me strukturat e Komisionit Evropian. Nga Dublini, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi se vendi ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit dhe kërkoi një bashkëpunim më konkret me partnerët evropianë. Gjatë takimit informal të Ministrave për Çështjet Evropiane, të organizuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të Bashkimit Evropian, Hoxha ndau përvojën e Shqipërisë në procesin e negociatave, duke vënë në dukje se suksesi është ndërtuar mbi përgjegjësi të fortë, objektiva të qarta dhe ambicioze, si edhe mbështetje të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. LEXO edhe...Hoxha takim me Komisioneren Kos në Dublin: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE "Që çdo gjë të ketë sukses në një proces aq të vështirë sa anëtarësimi në BE, vullneti i fortë politik është i domosdoshëm. Ne po përparojmë në çdo çështje, në çdo sektor dhe përmes çdo reforme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka qenë kurrë i lehtë. Megjithatë, sot procesi është më i kërkuar dhe më kompleks se kurrë. Prandaj është thelbësore të ruhet ritmi i reformave, të ruhet momenti në negociata dhe të sigurohet angazhim i vazhdueshëm në çdo nivel. Koha është thelbësore, si për kandidatët ashtu edhe për besueshmërinë e procesit dhe të BE-së", nënvizoi Hoxha. Ministri tha se Shqipëria është plotësisht e vetëdijshme për fushat ku nevojiten përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, por edhe në sektorë si menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave, cilësia e ajrit, infrastruktura mjedisore dhe siguria ushqimore. "Këto sfida kërkojnë koordinim të fortë, angazhim afatgjatë dhe investime të konsiderueshme. Procesi i anëtarësimit ka nevojë për të gjithë energjinë që mund të marrë, si në vend ashtu edhe nga partnerët tanë evropianë. Bashkëpunimi ynë duhet të bëhet më operacional, më konkret dhe më i qëndrueshëm", deklaroi ai. Më tej, Hoxha u ndal te nevoja për një bashkëpunim më të afërt mes ekspertëve shqiptarë dhe strukturave të Bashkimit Evropian. "Siç e kemi theksuar më parë, gjetja e mënyrave praktike për të lidhur ekspertët shqiptarë, sa më ngushtë dhe sa më shpesh të jetë e mundur, me strukturat dhe proceset e punës së Komisionit dhe BE-së do të na lejonte të përfitonim nga ekspertiza e çmuar, duke forcuar më tej kapacitetin tonë administrativ dhe, më e rëndësishmja, duke thelluar njohjen me mënyrën se si funksionojnë institucionet e BE-së. Kjo do të ndihmonte që procesi i anëtarësimit të ishte një përshpejtues i vërtetë i transformimit administrativ", tha ai. "Ambicia jonë është e qartë, planet tona të punës janë realiste dhe vendosmëria jonë e fortë. Ne do të vazhdojmë të japim rezultate dhe presim të njëjtin angazhim nga Bashkimi Evropian. Momenti politik për zgjerimin nuk ka nevojë për advokim. Fjalët kyçe mbeten të njëjta: zbatimi i reformave nga kandidatët dhe njohja e duhur e progresit nga shtetet anëtare", përfi Hoxha. U.D/ReportTv.al negociatat me be dublin Irlandë Bashkimi Europian Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.6% Të gabuar 20.4% Nuk e di 4.1% Vota total: 2324 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?