Lajme Zone
Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dyti, kishte dhe familje të tjera…
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dyti, kishte dhe familje të tjera…

Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda.

Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda. Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit.

“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka treguar pushuesi, duke përshkruar situatën e krijuar brenda hotelit.

Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.

Si pasojë e ngjarjes, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit kanë nisur. Top Channel