DASHI
Jeni në gjendjen e duhur për të mbyllur një marrëveshje ose për të hedhur një hap të rëndësishëm përpara në karrierë, falë vendosmërisë dhe energjisë së fortë që ju karakterizon. Megjithatë, bëni kujdes në marrëdhëniet me personat që kanë autoritet mbi ju. Në dashuri, pasioni do të zgjohet vetvetiu!
DEMI
Ndikimi i lodhshëm i Hënës mund të sjellë shqetësime lidhur me shëndetin e një personi të afërt, si partneri apo një familjar. Keni kaluar një periudhë vendimesh, disa prej tyre edhe drastike. Tani është më mirë të qëndroni pak në prapavijë dhe të vëzhgoni se si veprojnë të tjerët. Ndërhyni vetëm nëse preken interesat tuaja.
BINJAKËT
Një ditë e mrekullueshme për ju, të cilën duhet ta shijoni minutë pas minute, sepse që nga e mërkura, 14 tetor, Hëna mund të sjellë disa tensione. Në horizont shfaqen konfirmime të rëndësishme në punë, ku do të shpërblehen intuita dhe aftësia juaj për të parashikuar zhvillimet. Do të arrini atje ku jo të gjithë munden. Shfrytëzoni ndikimin e jashtëzakonshëm të Jupiterit dhe Mërkurit, të cilët ju favorizojnë në karrierë.
GAFORRJA
Fati është në anën tuaj! Hëna në Akrep ju sjell avantazhe të mëdha, ndërsa Jupiteri favorizon çështjet që lidhen me pronat dhe pasuritë e paluajtshme. Gjatë kësaj jave do të keni më shumë liri për të vepruar dhe për të dashuruar. Shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë, por pa e tepruar dhe pa e çuar trupin drejt rraskapitjes.
LUANI
Vazhdoni t'i kushtoni rëndësi dashurisë, pavarësisht ndikimeve të ndryshme planetare, mes atyre që ju favorizojnë dhe atyre që nuk ju sjellin aq shumë fat. Në horizont shfaqen disa tensione në shtëpi, ndaj mund të përballeni me debate të vogla ose mosmarrëveshje. Megjithatë, gjithçka pritet të kufizohet brenda këtyre 24 orëve.
VIRGJËRESHA
Përfitoni nga ndikimi i Hënës, e cila ju afron me një person tjetër në shumë aspekte, në varësi të situatës suaj personale. Jeni të kthjellët në mendime dhe të zgjuar në veprime, ndaj tani nuk keni frikë nga asgjë. Shfrytëzojeni këtë energji për të ecur përpara dhe për të vepruar pa humbur kohë, përpara se të vijë fundjava. Kjo vlen edhe për ata që nuk janë më të rinj në moshë.
PESHORJA
Mund t'ju duhet të rishikoni disa bashkëpunime, në interes të së ardhmes suaj profesionale, por përgatituni edhe për zhvillime shumë pozitive! Yjet nxjerrin në pah talentin dhe vullnetin tuaj, por edhe nevojat tuaja emocionale. Kërkoni më shumë dashuri dhe vëmendje, mos u mjaftoni vetëm duke dhënë pa marrë asgjë në këmbim!
AKREPI
Keni hyrë në një javë vërtet enigmatike, ku dashuria do të jetë faktori vendimtar. Venusi dhe Hëna u tregojnë grave rrugën e duhur për të fituar zemrën e një burri, ndërsa Urani mund të sjellë situata të pazakonta dhe shkelje të rregullave. Neptuni, nga ana tjetër, krijon një atmosferë të qetë dhe romantike.
SHIGJETARI
Venusi është gati të mbërrijë në shenjën tuaj, ndërsa Hëna ndodhet tashmë aty dhe krijon një atmosferë festive! Disa mundësi nuk duhen humbur për asnjë arsye. Suksesi do të vijë dhe do t'ju sjellë gëzim të madh. Nëse ju pëlqejnë lojërat me letra, mund të provoni fatin!
BRICJAPI
Java ka nisur shumë mirë dhe do të përfjë edhe më mirë! Hëna, në një pozicion të favorshëm për ju, do të nxisë dashurinë, njohjet romantike dhe takimet me njerëz që nuk i keni parë prej kohësh. Bëni kujdes të mos i vini vetes pengesa dhe të mos prishni atë që keni ndërtuar deri tani në çdo aspekt të jetës.
UJORI
Pas festimeve të mëdha që keni lënë pas, ka ardhur koha të mendoni për një regjim ushqimor më të shëndetshëm ose, nëse është e nevojshme, për një trajtim të përshtatshëm. Për momentin, ruani disiplinën dhe shmangni teprimet, sidomos në ushqim. Venusi favorizon dashurinë, por mos kërkoni shumë nga partneri në këtë periudhë.
PESHQIT
Disa nga ankesat tuaja janë të tepruara dhe jo plotësisht objektive. Përpiquni të mos humbni fokusin dhe të mos mendoni vetëm si të arrini qëllimet tuaja me çdo kusht, duke harruar se edhe të tjerët kanë nevojat dhe interesat e tyre. Këtë mbrëmje, dhurojini vetes një pushim të qetë. Pasi të rikuperoni energjitë fizike, ju pret një takim i jashtëzakonshëm në dashuri! Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

