Gazetari Armand Shkullaku tha sot se kryeministrit Edi Rama po ndërmerr së fundmi hapa dretjt qëndrimeve gjithnjë e më autoritare.
I ftuar në “Syri Tv”, Shkullaku iu referua votimit të ligjit për ndryshime territoriale, duke nënvizuar se ky zhvillim është përdorur nga Rama si një mënyrë daljeje nga faza në cilën ndodhet, me idenë se prej saj mund të fitojë diçka. “Unë nuk mendoj se Rama është tani në fazën që mund të fitojë diçka. Rama, mendoj, është në fazën në qoftë se do të ishte i mençur, të negocionte apo të shpikte një mënyrë daljeje.
Domethënë, kur them dalje, në kushtet në të cilat është Rama sot, ne po shikojmë që çdo veprim që ai ndërmerr përbën një hap drejt qëndrimeve gjithnjë e më autoritare, gjithnjë e më represive, gjithnjë e më dhunuese, gjithnjë e më të papërgjegjshme, e të tjera, e të tjera.
Pra, kjo tregon se, normalisht, një njeri që është në këtë hall, pse do t'i shtonte vetes edhe një betejë, po themi, për reformën territoriale? Ai bashkitë i fiton, që i fiton, si 61, si 45. Të vetat i ka. Dhe po fituan ndonjë nga opozita, se futen në burg ata”,-tha Shkullaku./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

