Lajme Zone
Homazhe për diplomatin Bashkim Zeneli/ “Po punonte për dy libra, më kërkoi…”, Paskal Milo: Iku një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Homazhe për diplomatin Bashkim Zeneli/ “Po punonte për dy libra, më kërkoi…”, Paskal Milo: Iku një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli. Të pranishëm janë familjarë, miq dhe personalitete të jetës publike, ndërsa për mediat ka folur edhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i cili ndau kujtimet dhe vlerësimet për diplomatin e ndjerë.

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli. Të pranishëm janë familjarë, miq dhe personalitete të jetës publike, ndërsa për mediat ka folur edhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i cili ndau kujtimet dhe vlerësimet për diplomatin e ndjerë. Milo tregoi se Zenelaj po përgatitej të botonte librin e tij të fundit, kushtuar dy kancelarëve gjermanë, Adenauer dhe Kohl. Ai zbuloi se diplomati i kishte kërkuar një paradhënie për botimin dhe se kishin lënë të takoheshin së shpejti. “Ai po bëhej gati të botonte librin e tij më të fundit për dy kancelarët e Gjermanisë, Adenauer dhe Kohl. Më kërkoi që t’i bëja një paradhënie. E kishim lënë që të shiheshim shpejt. E kam njohur në mënyrë të veçantë. Ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të shquara të diplomacisë shqiptare. Ai e dashuronte rolin e diplomatit. E dëshmoi këtë gjatë kohës së konfliktit të Kosovës. Ishte një njeri që kishte akoma vlera për të dhënë, për të përcjellë. Për fat të keq, disa gjëra nuk i kemi në dorë. Urojmë që kujtimi i tij të mbetet i paharruar.”, tha Milo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb