Të paktën 15 persona mbetën të plagosur pasi dy tramvaje u përplasën dhe dolën nga shinat paraditen e së mërkurës në Roterdam të Holandës. Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi rreth orës 11:10 në Urën Erasmus, e cila u mbyll për trafikun pas ngjarjes. LEXO edhe...Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë Në vendngjarje mbërritën zjarrfikës, policia, ekipet mjekësore dhe një ambulancë ajrore. Shtatë persona u transportuan në spital për trajtim, ndërsa njëri prej tyre është plagosur rëndë. Të lënduarit e tjerë morën ndihmën mjekësore në vend. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes, ku njëri prej tramvajeve godet një tjetër që ndodhej i palëvizshëm në shina. Edhe kompania e transportit RET reagoi pas ngjarjes, duke u shprehur se është "thellësisht e tronditur" nga aksidenti. “Mendimet tona janë me viktimat dhe pasagjerët që ishin në bord. E gjithë vëmendja jonë është përqendruar te viktimat, stafi i përfshirë dhe pasagjerët”, thuhet në deklaratën e kompanisë, e cila shton se do të bëjë gjithçka për të përcaktuar se si ndodhi aksidenti. U.D/ReportTv.al Rotterdam Holande tramvaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 28% Nuk e di 8.1% Vota total: 4199 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

