Lajme Zone
Hodhën shishe uji e vezë drejt Ramës, 'Etika' vendos sot për Bardhin e Balliun! PS kërkon 60 ditë përjashtim
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hodhën shishe uji e vezë drejt Ramës, 'Etika' vendos sot për Bardhin e Balliun! PS kërkon 60 ditë përjashtim

Në kërkesën për përjashtimin e 2 kolegëve opozitarë, të firmosur nga 10 deputetë të PS thuhet se dy deputetët që gjuajtën me vezë dhe shishe uji drejt kryeministrit Rama regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike.

Sekretariati i Etikës vendos sot mbi kërkesën e PS për përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendit të deputetëve të PD Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Partia Socialiste kërkon përjashtimin e tyre nga seancat dhe komisionet parlamentare, pasi gjatë votimit të Reformës Territoriale hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë. LEXO edhe...Përplasjet për ‘Territorialen’/ Të mërkurën zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, të pranishëm Rama, ministrat dhe deputetët Në kërkesën për përjashtimin e 2 kolegëve opozitarë, të firmosur nga 10 deputetë të PS thuhet se dy deputetët që gjuajtën me vezë dhe shishe uji drejt kryeministrit Rama regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike. Nëse Etika vendos përjashtimin e tyre, Bardhi e Balliu jo vetëm që nuk mund të marrim pjesë në punimet e Kuvendit, por as nuk marrin pagat e tyre. P.J/ReportTv.al reforma territoriale kuvend 8 tetor 2026 PD gazment bardhi klevis balliu sekretariati i etikes Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.5% Nuk e di 6.3% Vota total: 6407 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?