Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka promovuar me gradën "Kryekomisar" ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Koroveshaj, për rolin e tij në shpëtimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaku, e cila u mbajt peng nga ish-partneri i saj Refit Buzi pasi ai vrau prindërit e saj Kosta dhe Belere Plaku. Gjatë një takimi me drejtues dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Hita tha se Koroveshaj tregoi profesionalizëm dhe kurajë në një nga ngjarjet më të rënda kriminale të muajve të fundit. LEXO edhe...Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori Ngjarja ndodhi më 24 korrik në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau me armë zjarri prindërit e ish-partneres së tij, Kosta dhe Belere Plaka. Më pas ai mori peng 24-vjeçaren Rozalinda Plaka dhe u largua me automjet. Pas rreth dy orësh negociata, Mariglen Koroveshaj arriti ta bindte autorin të lironte të renë, ndërsa pak më vonë Buzi vrau veten. “E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze, e cila u mor peng nga ish-i dashuri i saj, pasi ai kishte vrarë më parë prindërit e saj. Në një prej situatave më të vështira me të cilat mund të përballet një punonjës policie, ai tregoi profesionalizëm, kurajë dhe përgjegjësi të lartë. Zgjodhi komunikimin dhe negocimin, arriti të krijojë kontakt me autorin, të menaxhojë situatën dhe, mbi të gjitha, të mundësojë shpëtimin e vajzës”, u shpreh Hita. Nga dita e sotme, Koroveshaj do të marrë detyrë të re në strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi gjithashtu edhe punën e efektivëve të Policisë për kapjen e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, i cili u arrestua teksa fshihej në bagazhin e një automjeti, si edhe për arrestimin e autorit të vrasjes së nënës dhe plagosjes së babait në Lushnjë. “Në të dyja rastet, rezultati ishte produkt i punës në grup, i koordinimit dhe i profesionalizmit të punonjësve të Policisë, veçanërisht të efektivëve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Këto reagime le të shërbejnë si model për mënyrën se si duhet të veprojnë çdo ditë punonjësit e Policisë, të cilët duhet të jenë gjithmonë aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ta. Ky është misioni ynë dhe jam i vendosur të vlerësoj çdo punonjës policie që bën më shumë se detyra për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, theksoi Hita. Në shenjë vlerësimi, me propozim të Drejtorit Vendor të Policisë Fier, efektivët e angazhuar në këto operacione do të shpërblehen me nga një pagë mujore. Share U.D/E.H/ReportTv.al policia e shtetit Skënder Hita Mariglen Korroveshaj Rozalinda Plaku Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 65.9% Nuk e di 3.7% Vota total: 3039 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
