Lajme Zone
Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hita, inspektoi në terren shërbimet policore të angazhuara për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa mbledhi edhe drejtuesit e tyre për të përcjellë udhëzimet mbi menaxhimin e situatës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hita, inspektoi në terren shërbimet policore të angazhuara për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa mbledhi edhe drejtuesit e tyre për të përcjellë udhëzimet mbi menaxhimin e situatës. Gjatë takimit, Hita u kërkoi efektivëve zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit në çdo veprim policor, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga vetë Policia e Shtetit krahas pamjeve. Ai theksoi se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbrojtjen e së drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore. Gjithashtu, drejtuesve të shërbimeve u kërkoi të udhëzojnë efektivët për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo akti të dhunshëm.