Lajme Zone
Historike! 40 ditë protesta, qytetarët "pushtojnë" bulevardin me thirrjen “Rama ik!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Historike! 40 ditë protesta, qytetarët "pushtojnë" bulevardin me thirrjen “Rama ik!

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit.

Protesta e 40 Qindra e mijëra qytetarë janë mbledhur për të 40-herë para godinës së Kryeministrisë. Ata ripërsëritën sloganet "Rama, dorëhiqu!", "Poshtë qeveria" dhe "Shqipëria është e qytetarëve". Ka nisur protesta e 40-të para godinës së Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si asnjëherë më parë, sot bëhën 40 ditë protesta rresht, pa ndaluar.

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit.

Ata ripërsëritën sloganet "Rama, dorëhiqu!", "Poshtë qeveria!" dhe "Shqipëria është e qytetarëve".

Në tubim marrin pjesë aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të nismës së njohur si "Revolucioni i Flamingove Rozë", si dhe qytetarë që kanë mbështetur protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë me fjalime dhe thirrje publike, duke theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë protestës së djeshme, një nga organizatorët Arben Kola, mbajti një fjalim me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë koncertin e këngëtarit Kanye Ëest, i planifikuar të mbahet në Tiranë, ndërsa më pas përdori deklarata të forta ndaj kreut të qeverisë.

“Vazhdoni të prishni algoritmin dhe bojkotoni Kannye Ëest bashkë me Ramoviçin, i cili është çmendur dhe shpresojmë që shumë shpejtë të hidhet nga tarraca e Kryeministrisë dhe Shqipëria të shpëtojë. Mbase nesër që janë të 40-at ja hamë edhe hallvën dhe të shpëtojmë. Mbase nesër vendos të hidhet ose nga charteri që po vjen nga Turqia, ose nga tarraca e Kryeministrisë.

E mira e të mirave ishte siç e bëjnë në shtetet perëndimore ose në Indi, ku digjet trupi dhe hirin t’ja dërgojnë diku, në një kontinent tjetër. Që mos ta kemi hirin e tij, kockat e tij në tokën tonë. Një djall si Rama nuk i duhet vendit tonë as mbi tokë e as nën tokë”, tha dje organizatori Arben Kola. protesta e 40 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Ervin Goci: Koncension i radhës! 9 Korrik 2026, 19:4719:47Aktualitet Izraeliti që mashtroi qindra persona me Call Center/ Si operonte rrjeti kriminal i Roy Garine, emrat e bashkëpunëtorëve në Shqipëri 9 Korrik 2026, 19:3319:33Aktualitet Eurodeputetja franceze u bashkohet protestave në Shqipëri: Kundër korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës! 9 Korrik 2026, 19:0319:03Aktualitet A do të lirohet Veliaj? Gjykata e Lartë nis shyrtimin e padisë, ja gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën 9 Korrik 2026, 18:3918:39Aktualitet Koncerti i Kanye West bllokon Tiranën, ja rrugët që mbyllen të shtunën 9 Korrik 2026, 18:0618:06Aktualitet UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00 9 Korrik 2026, 17:5917:59Aktualitet