Lajme Zone
Hiqej si avokat, bisedat si Albi Shtylla mashtronte me bursa online kanadezët
Të tjeraJOQ Albania

Hiqej si avokat, bisedat si Albi Shtylla mashtronte me bursa online kanadezët

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja penale nr. 3377 që lidhet me mashtrimet online përmes një rrjeti call-centerash në Tiranë. Gjatë kontrolleve të kryera në qershor 2026 në ambientet e shoqërisë “AM-Studio”, në pronësi të Algers Mahilaj, hetuesit kanë sekuestruar kompjutera, lista me persona të huaj që kontaktoheshin, komunikime të dyshuara mashtruese dhe pajisje elektronike. Në sistemet e gjetura janë identifikuar programe si “ProtonVPN” dhe “ExpressVPN”, të përdorura për maskimin e adresave IP, si dhe aplikacione si “AnyDesk”, “TeamViewer” për kontroll në distancë dhe “MicroSIP” për kryerjen e telefonatave VoIP. Sipas dosjes, në një prej kompjuterëve janë gjetur shënime operative me të dhëna personale dhe financiare të shtetasve të huaj, kryesisht nga Kanadaja, Austria, Gjermania dhe Italia, së bashku me udhëzime për oraret e telefonatave. Po në të njëjtin kompjuter është zbuluar edhe një profil ku përdorej pseudonimi “Mike Hudson” dhe pretendohej se ishte avokat i “RR Law Firm”, ndërsa hetimet kanë identifikuar se pas këtij identiteti dyshohet se qëndronte Albi Shtylla, i cili është arrestuar.

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja penale nr. 3377 që lidhet me mashtrimet online përmes një rrjeti call-centerash në Tiranë. Gjatë kontrolleve të kryera në qershor 2026 në ambientet e shoqërisë “AM-Studio”, në pronësi të Algers Mahilaj, hetuesit kanë sekuestruar kompjutera, lista me persona të huaj që kontaktoheshin, komunikime të dyshuara mashtruese dhe pajisje elektronike. Në sistemet e gjetura janë identifikuar programe si “ProtonVPN” dhe “ExpressVPN”, të përdorura për maskimin e adresave IP, si dhe aplikacione si “AnyDesk”, “TeamViewer” për kontroll në distancë dhe “MicroSIP” për kryerjen e telefonatave VoIP. Sipas dosjes, në një prej kompjuterëve janë gjetur shënime operative me të dhëna personale dhe financiare të shtetasve të huaj, kryesisht nga Kanadaja, Austria, Gjermania dhe Italia, së bashku me udhëzime për oraret e telefonatave. Po në të njëjtin kompjuter është zbuluar edhe një profil ku përdorej pseudonimi “Mike Hudson” dhe pretendohej se ishte avokat i “RR Law Firm”, ndërsa hetimet kanë identifikuar se pas këtij identiteti dyshohet se qëndronte Albi Shtylla, i cili është arrestuar. Në kompjuterin e Albi Shtyllës, policia gjeti edhe komunikime të freskëta që kishte bërë me qytetarë të huaj, të cilëve u fiksonte orare telefonatash me qëllim për të folur si “avokat”.

“…Përshëndetje, a është ky Paul Demore? Përshëndetje përsëri, Paul, emri im është Mike Hudson nga firma ligjore “RR”, si mund t'ju gjej sot? Pra, Paul, doja të bisedonim me ne, pasi po punoj në një rast për njerëz që kanë llogari me kompani që merren me “Investime Online”, si tregti ose kriptovaluta……”

Ky është vetëm një nga mesazhet mashtruese që Albi Shtylla përdorte për të joshur pensionistët e huaj, të cilët kishin humbur paratë e tyre.

Në këto biseda, dukshëm del se ai fikson orare për t'i “ndihmuar” dhe “këshilluar” qytetarët e huaj, duke u premtuar atyre se, falë njohurive të tij, do të arrinte t'u kthente lekët e humbura përmes bursave online.

Por, për realizimin e këtij shërbimi, qytetarëve të huaj “avokati” i njohur Albi Shtylla, që fshihej pas emrit “Mike Hudson”, u kërkonte që viktimat e mashtruara të paguanin sërish një shumë monetare në euro, që ai të niste punën për t'u kthyer lekët e humbura qysh në herën e parë të mashtrimit.

Shumica e të huajve të mashtruar ishin pensionistë. Në dosjen hetimore thuhet se në postin e parë të punës, në të majtë të derës hyrëse të dhomës në fjalë, gjendej kompjuteri me numër personal SNPC0SC3CNT.

Ndërkohë, në krah të majtë të tavolinës gjendej edhe një telefon i markës “Apple”, model “iPhone 16 Pro Max”, me ngjyrë të verdhë “Gold”, i cili i përkiste Albi Shtyllës.

Nga këqyrja e kompjuterit në këtë post pune, i cili ishte i ndezur, në rubrikën Desktop u gjendën disa shënime, ku ndër të tjera shquheshin si më poshtë vijon:

“Shënim 2

Telefononi përsëri

Hemant Rambarack 16472285900 [[email protected]](mailto:[email protected]), humbur 3 vjet më parë, nuk u përpoqa ta rikuperoja, tha telefononi përsëri në mesditë (sot 5.06)

Samina Nazli, 16474703508, një vit, mashtruar, 1 mijë dollarë amerikanë, u zhdukën, nuk mund ta hap llogarinë, telefononi në çdo kohë rreth kësaj ore: 5 – 5.30 pasdite, (sot 9.06)

Cora Uhler [[email protected]](mailto:[email protected]) 12508894854 11,779.31 dollarë të humbur, ajo tha se nuk e di nëse shuma mund të rikuperohet sot 9.06

David Hastie [[email protected]](mailto:[email protected]) 13068915443, 300 dollarë të humbur, mars-prill 2024, kompania me të cilën ai punoi mashtrim me inteligjencën artificiale kuantike, asnjë kontakt me ta, telefononi rreth orës sonë 8 të mbrëmjes (sot 10.06)

Abdelali El Khoumrani [[email protected]](mailto:[email protected]) 13439973948 kripto humbi 2 mijë, telefononi rreth orës sonë 11 të mbrëmjes (sot: 10.06)

Tom Jones [[email protected]](mailto:[email protected]) 14033094147, ai donte të mësonte tregti, u mashtrua nga një kompani e humbur në vitin 2024, Golden Target, ata e "ndihmuan" të mësonte tregti, gjithashtu bankën e gruas së tij e mashtruan, doli në pension, e hënë, e enjte mos telefononi, telefononi rreth orës 7.30 sipas orës sonë, dërgoni email (sot 10.06), pension, invalid, linjë LAN, Android, dega e thesarit në Alberta, një bankë tjetër për pensionin e tij.

Chris McDonald 13688823552 ç[[email protected]](mailto:[email protected]) telefononi të hënën (15.06), dërgoni email, investova rreth 400

Bill Peroff 16472220053 [[email protected]](mailto:[email protected]), ata morën para nga llogaria e tij, maj 2025, Rob ishte emri i mashtruesit, tha se telefonoi në çdo kohë, humbi rreth 7.5 mijë.

Shënimi 3

MIGABO Ntinda [[email protected]](mailto:[email protected]) 15794889856 telefononi rreth orës 11 të mbrëmjes sipas kohës sonë.

Shënimi 4

Hazel Sims 14387968750

Shënimi 5

portal.obsidtel.com dollasign Closethatcall!

Shënimi 6

Përshëndetje, a është ky Paul Demore? Përshëndetje përsëri, Paul, emri im është Mike Hudson nga firma ligjore “RR”, si mund t'ju gjej sot? Pra, Paul, doja të bisedonim me ne, pasi po punoj në një rast për njerëz që kanë llogari me kompani që merren me “Investime Online”, si tregti ose kriptovaluta……”

Siç shihet edhe nga shënimet, emri “Mike Hudson” dyshohet se përdorej si pseudonim nga përdoruesi i këtij kompjuteri.

Më pas, oficerët kanë vijuar me këqyrjen e këtij kompjuteri, ku u konstatuan skedarë të ndryshëm në formatin “Excel”, ku brenda tyre gjendeshin tabela të ndryshme me emra, mbiemra, numra telefoni, adresa email-i, komente, shumat e parave etj. të shtetasve të huaj kanadezë.

Gjithashtu, në këtë kompjuter u gjetën të instaluara edhe aplikacionet “ProtonVPN” dhe “ExpressVPN”, të cilat shërbejnë për maskimin e adresës “IP”, “AnyDesk” dhe “TeamViewer”, të cilat shërbejnë për kontrollin e kompjuterëve në distancë, si dhe “MicroSIP”, i cili shërben si “telefon virtual”, për të kryer telefonata VoIP.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar Albi Shtylla, Egi Nela, Bjorni Karecos, Zizo Azizit dhe shtetasit e huaj paraguajani Luis Enrique Rojas Masri dhe dy angolasit Simao Lopez Samuel, Jose Inocencio Canda.

Ndërkohë, grupi vijon edhe me emra të tjerë të personave të arrestuar, si Eduard Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami, Xhoni Hitaj, Aida Vokli, Ledion Cenaj, Kleidi Dyrma, Eno Hana, Ema Taip, Benard Biba, Kristjan Biba, Kristina Shara, Arber Kalaja, Sindi Hitaj, Ornela Çuadari, Klevis Xheleshi, Orjan Mullai dhe persona të tjerë.