Lajme Zone
Himarë/ Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar! Në kërkim 3 zyrtarë! Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë (VIDEO+EMRAT)
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Himarë/ Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar! Në kërkim 3 zyrtarë! Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë (VIDEO+EMRAT)

Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat është nën tokë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç. Kryebashkiaku Vangjel Tavo ka vendosur shkrirjen e IMT-së së Bashkisë Himarë.

Pronari i një ndërtimi 5-katësh pa leje në Himarë është vënë në pranga nga policia. Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari, i cili është shembur sot nga IKMT ndodhej në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat ishte nën tokë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç. LEXO edhe...Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë: Kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin! Nga verifikimi i rastit ka rezultuar se Bujari, me gjithë pretendimin se kishte ndërtuar prej kohësh objektin me 1 kat nëntokë për të cilin kishte aplikuar për leje legalizimi pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, ka vijuar me ndërtimin brenda pak ditëve të 3 kateve të tjera duke betonuar pa dizarmim. Pas rasteve të përsëritura të ndërtimeve pa leje në Himarë, kryebashkiaku Vangjel Tavo ka vendosur që të shkrijë IMT-në e Bashkisë Himarë, me argumentin se punonjësit e këtij institucioni kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin. “Për herë të dytë brenda një periudhe prej 1 viti, detyrohem ta shkrij për herë të dytë IMT-në e Bashkisë së Himarës, për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të punës së tyre, ku detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer këtë detyrë. Këtë e tregojnë edhe faktet që në terren ka ndërtime pa leje të konstatuara ditët e fundit, por edhe për mos-veprimin e tyre”, deklaroi Tavo. Njoftimi i policisë: Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë. Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 16:00 Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Vangjel Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë: Kanë neglizhuar detyrën dhe nuk kanë mbrojtur territorin! Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka njoftuar shkrirjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.Tavo e argumentoi vendimin e tij, duke theksuar se punonjësit e IMT-së kanë treguar neglizhencë në ushtrimin e detyrës së tyre.“Për herë të dytë brenda një periudhe prej 1 viti, detyrohem ta shkrij për herë të dytë IMT-në e Bashkisë së Himarës, për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të punës së tyre, ku detyra primare është mbrojtja e territorit, ndërkohë që nuk e kanë kryer këtë detyrë. Këtë e tregojnë edhe faktet që në terren ka ndërtime pa leje të konstatuara ditët e fundit, por edhe për mos-veprimin e tyre”, tha mes të tjerash Tavo.Lajm në përditësim... Share P.J/R.Xh/ReportTv.al ndertim pa leje imt himare Vlore himare Komento Komente ledi: 10/08/2026 12:12 Nuk e kuptoj pse tre persona nje nga Gjirokastra dhe dy nga Tirana jane inspektir ne Himare ! Nuk paska Himara njerez te afte te kryejne keta detyra shteterore! Mush i ka emeruar ata? Përgjigju Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1266 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?