Himara dhe Fieri kanë kaluar një natë të vështirë nën kërcënimin e zjarreve, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta pasqyrojë situatën me një postim të shkurtër në rrjetet sociale. Pas orëve të përballjes me flakët, mes angazhimit të forcave në terren dhe frikës së banorëve për banesat dhe pronat e tyre, mesazhi i kryeministrit është i thjeshtë: situata është nën kontroll dhe zonat e banuara nuk janë më në rrezik.
"Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë.
Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve.
Bashkitë do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente", shkruan Rama. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

