Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Hetimet për Ergys Agasin, paraqitet në SPAK Vilson Bala! Ish-drejtori i policisë së Durrësit batuta pas daljes: S’e di pse e parandieja që do të isha këtu (VIDEO)


Drejtori i Policisë së Korcës, Vilson Bala është paraqitur në SPAK, ku mësohet se u pyet lidhur me hetimet që po kryhen si fraksion më vete për personat që mund të kenë ndihmuar gjatë arratisë biznesmenin tashmë të arrestuar Ergys Agasi.

Drejtori i Policisë së Korcës, Vilson Bala është paraqitur në SPAK, ku mësohet se u pyet lidhur me hetimet që po kryhen si fraksion më vete për personat që mund të kenë ndihmuar gjatë arratisë biznesmenin tashmë të arrestuar Ergys Agasi. Report Tv mëson se drejtuesi i policisë Vilson Bala është thërritur në cilësinë e personit në dijeni, dhe lidhet konkretisht me funksionin e mëparshëm të tij, kur ka drejtuar Policinë e Durrësit. Ergys Agasi një pjesë të arratisë së tij dyshohet se e ka kaluar në qytetin bregdetar ku jeton dhe familja e tij. Bala është emëruar drejtor në Korçë në janar të këtij viti, që do të thotë se nga nëntori i 2025-ës kur Agasi u shpall në kërkim, ai ishte drejtor i Policisë së Durrësit. LEXO EDHE:Hetimet për Vlora Hysenin/ U cenua siguria kombëtare? SHISH nis audit! Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sërish Bala qëndroi në Prokurorinë e Posaçme për 50 minuta. Ai u shfaq i buzëqeshur me gazetarët duke shkëmbyer një batutë: “Nuk e di pse kisha parandjenjë që do të isha këtu”, pa shtuar asgjë tjetër. Si person që ka përkrahur në arrati Ergys Agasin dhe i ka vënë në dispozicion dokumente sekrete është në masë arresti në shtëpi, Vlora Hyseni, e cila u shkarkuar nga SHISH pasi hetimi i SPAK u bë publik. Për këtë fraksion hetimesh është pyetur më herët në SPAK edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda. Ergys Agasi u arresti më 26 gusht në Durrës në makinën që drejtonte ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku, i arrestuar, i njohur për lidhjet me ish-kryepolicin Proda. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: ergys agasi spak hetimet per grupin e agasit vilson bala Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Mjere policia: 30/09/2026 11:20 Qesh qesh se do e shohesh edhe ti skuth sa te vlen lekura. Përgjigju Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 4621 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?