Lajme Zone
Hetimet për dosjen 'Balluku'/ SPAK merr në pyetje Erald Elezin dhe Gentian Gjylin
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Hetimet për dosjen 'Balluku'/ SPAK merr në pyetje Erald Elezin dhe Gentian Gjylin

SPAK vijon hetimet për dosjen e ish-ministres Belinda Balluku. Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur për t’u marrë në pyetje nga BKH, ndërsa në orën 14:00 pritet të japë deklarime edhe ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet për dosjen e ish-numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku. Këtë të mërkurë, në ambientet e SPAK është paraqitur për tu marrë në pyetje nga agjentët e BKH-së, ish-drejtori i KESH, Erlad Elezi. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe ndaj tij aktualisht është në fuqi masa detyrim paraqitjeje. Në 14:00 do të merret në pyetje edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli i akuzuar po ashtu për shkelje të barazisë në tenderë. Në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Lajmi në përditësim... LEXO EDHE:‘Territorialja’ votohet të enjten në Kuvend, Bardhi: Shuhen 15 bashki për pushtetin e Ramës, harta e re, njësoj si tenderat e Ballukut -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: SPAK heton Ballukun belinda balluku Erald Elezi gentian gjyli Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.6% Vota total: 3905 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?