Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, pritet të përballen me akuza të reja në Shtetet e Bashkuara lidhur me pretendimet se amerikanët e ndaluar në Venezuelë janë torturuar, tha të mërkurën një zyrtar amerikan. Sipas zyrtarit, i cili ishte informuar mbi hetimin, akuzat e reja mund të ngrihen që të enjten. LEXO edhe...SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët! Avokati zbulon ç’tha pasi hapi sytë Maduro, i cili drejtoi Venezuelën për 13 vjet, dhe Flores u kapën nga ushtria amerikane në shtëpinë e tyre në Caracas më 3 janar dhe u dërguan në New York për t’u përballur me akuzat për trafik droge. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe gjyqi i tyre pritet të nisë më 1 qershor 2027. Detajet e akuzave të reja, përfshirë identitetet e viktimave të pretenduara të torturës, nuk dihen ende. Mandati i Maduros u shoqërua me tensione me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni e akuzoi qeverinë e tij se ndalonte shtetas amerikanë si mjet presioni për të siguruar lëshime, të tilla si lehtësimi i sanksioneve financiare. Mes amerikanëve që SHBA-të i klasifikoi si të ndaluar në mënyrë të padrejtë gjatë mandatit të Maduros ishin pesë drejtues të kompanive të naftës, të arrestuar me akuza për korrupsion. Ata u liruan në vitin 2022 në këmbim të dy nipërve të Flores, të cilët ishin dënuar në SHBA për trafik droge. Ndër të tjerët që u ndaluan ishin edhe dy ish-pjesëtarë të Forcave Speciale të Ushtrisë amerikane, të cilët u arrestuan në Venezuelë në vitin 2020 për një operacion të dështuar që synonte rrëzimin e Maduros. Ata u liruan në vitin 2023 si pjesë e një tjetër shkëmbimi të të burgosurve. Që nga arrestimi i Maduros, Venezuela është drejtuar nga Delcy Rodríguez, e cila ka rritur bashkëpunimin me administratën Trump. Maduro, 63 vjeç, dhe Flores, 69 vjeç, ndodhen në një burg federal në Brooklyn. Flores pritet të paraqitet të enjten në gjykatën federale të Manhatanit, për t’i kërkuar gjyqtarit federal të SHBA-ve, Alvin Hellerstein, që ta lirojë nga burgu para gjyqit për arsye shëndetësore. Prokurorët janë kundër lirimit të saj. P.J/ReportTv.al Cilia Flores SHBA venezuele Nicolas Maduro Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 4655 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

