Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj shpërblimeve prej 2,500 eurosh që, sipas tij, janë marrë nga drejtues të Policisë së Shtetit, ndërsa efektivët përballeshin me protestuesit në shesh. Në një reagim në ‘Facebook’, Korreshi ironizon atë që e cilëson si “heroizëm me telekomandë”, duke akuzuar drejtuesit e Policisë se kanë përfituar shpërblimin pa qenë të pranishëm në terren gjatë protestave. Ai përmend në mënyrë të veçantë Anisa Duckollarin, drejtoreshë e Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe stafin e saj, për të cilët pretendon se kanë marrë të parët nga 2,500 euro, ndërsa protestën e kanë ndjekur nga shtëpia. Korreshi kritikoi gjithashtu përdorimin e shkopinjve të gomës, plumbave prej gome dhe gazit lotsjellës ndaj studentëve, duke iu drejtuar efektivëve të Policisë me mesazhin: “Për 2,500 euro, harram i paci!”. REAGIMI
Heroizem me telekomande!
Alooo ju policet qe nuk kursyet shkopin e gomes, plumbat e gomes dhe gazin lotsjelles ndaj studenteve per 2,500 euro, harram i paci! Po e dini cili eshte kulmi?
Nderkohe qe ju dhunonit dhe helmonit ne shesh, Anisa Duckollari, Drejtoresha e Personelit ne DPPSH, bashke me gjithe stafin e saj ‘rraskapites’, i moren te paret nga 2,500 euro!
Pjesemarrja e tyre e vetme gjate protestes ?
E pane aksionin me perkushtim nga divani i shtepise.🤦🏻♂️ © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi

