Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Igli Tares për heqjen e masës së sekuestros ndaj një vile në Palasë. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pasurisë, e cila është bërë pjesë e hetimeve të autoriteteve shqiptare ndaj ish-futbollistit.
Tare dyshohet se është përfshirë në një skemë të lidhur me fshehjen e pasurive, ndërsa vila në Palasë është sekuestruar në kuadër të hetimeve për pastrim parash.
Çështja është lidhur në raportimet publike edhe me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën janë ngritur pretendime se pasuria mund të jetë përdorur për ta ndihmuar atë të shmangte ekspozimin e saj. Top Channel

