Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pretenduar mospagimi në Voskopojë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një tavolinë në ambientin e jashtëm të hotelit, ku disa persona konsumojnë ushqim dhe pije.
Sipas denoncuesit, personat janë larguar nga ambienti pa paguar faturën, e cila, sipas tij, ishte rreth 90 mijë lekë.
“Kjo tavolina që shikoni në video hëngri, piu dhe iku pa paguar. Ja turizmi shqiptar. Shpërndajeni që ta shikojnë dhe të ndërgjegjësohen. Tavolina 90 mijë lekë, të punojë kamarieri 4 ditë.”
Denoncuesi shprehet i shqetësuar për dëmin që, sipas tij, i është shkaktuar biznesit dhe stafit të shërbimit.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga personat e përfshirë dhe administrata e hotelit. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

