Një helikopter ushtarak amerikan është rrëzuar të mërkurën në Teksas, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve që ndodheshin në bord, njoftoi baza ushtarake amerikane ku ishte vendosur. Helikopteri, një AH-64E Apache, pjesë e Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane dhe me bazë në Fort Hood, u rrëzua në zonën e Salados, në Teksasin qendror. Të dy pilotët u konfirmuan të vdekur pas aksidentit.
Shkaqet dhe rrethanat e sakta të rrëzimit nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi aksidentin. Two killed in a U.S. Army AH-64 Apache attack helicopter crash in a rural area near Salado, Texas.
The helicopter was assigned to the U.S. Army's 1st Cavalry Division based at Fort Hood.
“Our immediate priority is securing the site and supporting the initial response efforts,”… pic.twitter.com/2PN498YAiE
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) August 12, 2026 Rrëzimi shkaktoi gjithashtu një zjarr të madh në zonën përreth, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje.
Në mesin e qershorit, një bombardues i rëndë B-52 u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Kaliforni, duke vrarë të tetë personat që ndodheshin në bord. Top Channel

