Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Vendimi është marrë me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Vlerësimi është bërë në nderim të kontributit dhe rolit të katër figurave në historinë e Kosovës dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Me këtë vendim, Bashkia e Tiranës vlerëson kontributin e tyre në proceset historike që lidhen me Kosovën dhe luftën për çlirimin e saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

