Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë dalë kundër propozimit të vetë socialistëve për reformën e re territoriale, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në 46. Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist , Braçe dhe Sinaj kanë shprehur rezerva lidhur me propozimin për shkrirjen dhe bashkimin e 15 bashkive.
Në përfundim të mbledhjes, drafti për hartën e re territoriale është hedhur në votim brenda grupit parlamentar dhe të dy deputetët kanë votuar kundër propozimit.
Gjatë diskutimeve, Erion Braçe mësohet të jetë shprehur: “Më bën të shkoj drejt votës kundër”.
Reforma e propozuar nga Partia Socialiste parashikon që numri i bashkive në vend të ulet nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore.
Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend kërkohen 84 vota. Qëndrimi i Braçes dhe Sinajt në fazën e votimit në parlament do të jetë një element që do të ndiqet në procesin e miratimit të hartës së re territoriale. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

