Banorë të bashkive të cilat sipas hartës territoriale të propozuar nga PS, shkrihen, e kundërshtuan këtë projekt, duke thënë se përveç vështirësive për të marrë shërbime, do ndikonte negativisht edhe në zhvillimin e qyteteve. *** Pak orë pasi punonjësit e Bashkisë së Klosit bojkotuan punën në shenjë proteste kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Matin, edhe banorët dolën në mbrëmje në protestë. Ata i druhen përkeqësimit edhe më tej të shpopullimit si dhe ndikimeve negative në arsim dhe ekonomi. LEXO EDHE:Ylli Pata: Kungulleshka politike me numrin e bashkive Edhe banorët e Dimalit, mes të cilëve edhe fëmijë protestuan kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Beratin me thirrjet “Mos e prekni Dimalin”. Qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Përrenjasit për të kundërshtuar bashkimin me Bashkinë e Librazhdit. Banorët e Divjakës, përfshirë kryebashkiakun Josif Gorrea dolën kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Lushnjën. Edhe qytetarët e Patosit kundërshtuan mundësinë që bashkia e tyre të shkrihet në një me Fierin. Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës do të bashkohet me Vlorën. Banorët e kundërshtojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se do të shoqërohet me një sërë problematikash. "Sipas tyre, edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, ku jo çdokush i ka mundësitë apo posedon një automjet",- shprehen ata. Edhe Leonard Hide kryetari socialist i Bashkisë së Libohovës, e cila sipas hartës së propozuar nga PS, bashkohet me Gjirokastrën, kundërshtoi këtë projekt dhe i bëri thirrje deputetëve të mos e miratojnë atë. “Deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jem pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Prania ime nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit tim. Do të jem në çdo tryezë ku mbrohet zëri i Libohovës dhe ku kërkohen zgjidhje në interes të saj. Sot, si gjithmonë, zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, sepse mbiemri ynë i dytë është LIBOHOVA”, shprehet ai në një reagim publik. Protesta gjatë pasdites pati edhe në Memaliaj. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:37 Reforma Territoriale/ Qytetarët e Memaliajt kundërshtojnë 'shkrirjen' me Bashkinë Tepelenë Qytetarët e Memaliajt dolën sot në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt në kuadër të reformës së re territoriale. Banorë të shumtë u mblodhën duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara.Protestuesit mbanin pankarta dhe thirrën slogane, ndërsa theksuan se bashkimi me një bashki tjetër do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve publike, do të rriste distancat për qytetarët dhe do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.Sipas tyre, Memaliaj duhet të ruajë statusin e bashkisë, duke argumentuar se zona ka nevoja dhe karakteristika të veçanta që kërkojnë administrim të pavarur.Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kërkuan që institucionet përgjegjëse të rishqyrtojnë draftin e reformës territoriale dhe të marrin në konsideratë zërin e komunitetit lokal .I pranishem Ka qene dhe deputeti Tritan Shehu .Reforma e re territoriale, e cila është ende në fazë diskutimi, ka ngjallur debate edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitetet lokale kanë shprehur shqetësime për ndikimin që ndryshimet administrative mund të kenë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore. K.M/Shqiptarja.com Share Ora 20:35 Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër një bashkie të përbashkët me Lushnjen Paralelisht me qytetarë në bashki me të tjera, edhe banorët e Divjakës protestuan sot kundër propozimit të Partisë Socialiste për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Lushnjes, në kuadër të Reformës Territoriale.Në protestën e organizuar sot në mbrëmje mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Divjakë, zoti Josif Gorrea, i cili është në mbështetje të qytetarëve, duke argumentuar se ka shumë faktorë që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.Pas kryetarit Gorrea folën edhe shumë qytetarë, të cilët kërkojnë me forcë deri në mbledhjen e firmave për referendum që Bashkia Divjakë të mbetet bashki.Në tubim morën pjesë dhe deputeti demokrat Sajmir Korreshi, deputetja Brunilda Haxhiu, si dhe ish-deputetja e Divjakës, Ilda Dhori. K.M/Shqiptarja.com Share Ora 20:31 Reforma Territoriale/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Prrenjasi ngrihet sërish në protestë. Për të dytën herë, pas krijimit të referendumit qindra qytetarë janë mbledhur serisht në qendër të qytetit për të kundërshtuar bashkimin e mundshëm me Librazhdin, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e identitetit dhe statusit të bashkisë së tyre. K.M/Shqiptarja.com Share Ora 19:33 Reforma Territoriale/ Banorët e Klosit rinisin protestën kundër bashkimit me Bashkinë Mat Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.Bashkia e Klosit, në Qarkun Dibër, ka këto të dhëna kryesore:Sipërfaqja: 357.48 km²Popullsia: 12,172 banorë, sipas të dhënave të Censit 2023 (INSTAT).Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit. K.M/Shqiptarja.com Share K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: dimal reforma territoriale Berat Komento Komente POETI (real): 01/08/2026 01:27 PARODI APOLOGJIA E RAMËS – PARTIA DHE BESNIKËRIA JANË RRUGA DREJT LUMTURISË. Të dashur miq e protestues,
ju kam dëgjuar me shumë durim,
por kot kërkoni shtetin ju,
kur e keni partinë në shërbim. Ju kërkoni shtet dhe ligj,
institucione me dinjitet.
Po këto janë gjëra teorike,
partia është shteti vetë. Shteti nganjëherë vonon,
ka procedura pa mbarim.
Partia s'pyet për burokraci,
veç te ajo gjeni shpëtim. Prandaj sollëm një risi,
një model krejt novator,
mos kërkoni shtetin më parë,
zgjidhjen e kemi vetë në dorë. E di që prisni nga ministritë,
nga bashkitë e administrata,
po pse ta lodhim gjithë sistemin,
kur e kemi partinë si sindikata! Pse t'i lodhim ministritë,
me ankesa e me dokumente?
Kaloni njëherë nga Partia,
se ajo ka zgjidhje më eficiente. Mos mendoni se shteti mjafton,
shteti shpesh është formalitet.
Partia është zemra e kombit,
është thelbi i çdo institucioni vetë. Kam menduar një zgjidhje të re,
që s'e ka parë Europa mbarë,
shteti do t'i shërbejë partisë,
partia do t'ju shërbejë juve pastaj. Prandaj sollëm një ide moderne,
me emër shumë bashkëkohor,
"Prania Besnike" quhet tani,
timonin e tepsinë i kam në dorë. Mos kujtoni partinë e punës,
ajo ishte organizatë pa qeder,
sot kemi empati e solidaritet,
me shumë dinjitet edhe nder. Deputeti s'do rrijë në Kuvend,
s'do merret vetëm me votime,
do bëhet dëgjues ambulant,
për halle, ankesa e shqetësime. Zyra jonë do mbledhë ankesat,
me buzëqeshje e përqafim,
institucionet pastaj do presin,
derisa partia t'u japë miratim. Mos u lodhni me sportele,
formularë dhe burokraci.
Merrni teserën mbajeni në xhep,
dhe çdo hall merr përparësi. Tesera nuk është privilegj,
është thjesht rruga e lehtë.
Njëri pret më gjatë në radhë,
dhe tjetrit i hapet dera vetë. Patronazhisti s'është spiun,
siç thonë ca njerëz pa kulturë.
Ai kujdeset për jetën tuaj,
përndryshe halli s'dihet kurrë. Patronazhisti është bekim,
pa të madje s'do kishte shtet.
Ai e di kur ti ke vështirësi,
madje para se ta dish vetë. Mos protestoni si flamingot,
pendët s'ju bëjnë të zgjuar dot.
Kur refuzoni ndihmën time,
do mbeteni duke u ankuar kot. Ata flasin për Kushtetutën,
për ligjin e për barazinë.
Unë ju flas për teserën,
për empatinë dhe afërsinë. Flamingot s'e pranuan besën,
thanë se u mjaftonte liria,
prandaj shpikëm "Praninë besnike",
të jeni sa më afër te partia. Do jemi pranë në çdo lagje,
në çdo hyrje e çdo shkallë.
Do ju dëgjojmë me dashuri,
pastaj do ju zgjidhim çdo hall. Mos kini turp të na tregoni,
ç'ëndërr patët natën vërtet.
Se ndonjëherë edhe ëndrrën,
ne mund ta bëjmë realitet. Kur di çdo hall e çdo mendim,
çdo dëshirë e çdo shqetësim,
atëherë zgjidhja vjen më shpejt,
kështu funksionon solidariteti im. Më nxorrën si "Mbretin lakuriq",
sikur i shtyp e i kam marrë liri,
më mirë ju "lakuriq" para partisë,
që t'ju veshim me mirësi. Unë e di ç'është e mira juaj,
e di se e keqja është barrë.
Se po ta dinit vetë gjithçka,
ç'do ju duhesha unë vallë? Populli shpesh ngatërrohet,
mes së keqes dhe së mirës,
unë ju duhem si udhërrëfyes,
mes nevojës dhe dëshirës. Populli shpesh nuk di ç'do,
ky s'është faj, por paaftësi,
prandaj jam unë ta udhëheq,
drejt së mirës me mençuri. Prandaj afrohuni më shumë,
mos rrini larg me dyshim.
Sa më pranë t'i rini Partisë,
aq më lehtë gjeni shpëtim. Mos harroni ç'ka ju them,
se e kam provuar vetë,
shteti punon për partinë,
se pa parti nuk ka shtet. Prandaj mos kërkoni largësi,
mes qytetarit dhe partisë.
Sa më pranë të rrini me ne,
aq më pranë do jeni lumturisë. Mos u merrni me protestat kot,
se humbni kohë dhe energji.
Hajde hyni në parti njëherë,
pastaj ankohuni me qetësi. Beso te Partia, mos ki dyshim,
ajo është drita në errësirë.
Kur Partia di gjithçka për ty,
jeta bëhet shumë më e mirë. Ndaj hiqini pankartat, memet,
hapni teserat me krenari,
se rruga drejt parajsës sonë,
kalon veç nga besnikëria në parti! Përgjigju koli: 01/08/2026 00:03 eshte ne panik ..dhe so te heqe vemendjen... Përgjigju landi: 31/07/2026 23:09 Kjo tregon se ata që janë marë me reformën janë idjota. Përgjigju Coli: 31/07/2026 22:03 I gjati ka marre te tatepjeten... Përgjigju Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.8% 100 bashki (PD) 15.8% 61 bashki (si sot) 26.4% Vota total: 1153 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?
