Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me deputetë të Aleancës, ka mbërritur në sheshin në Prishtinë ku po mbahet protesta në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Haradinaj dhe deputetët e AAK-së janë bërë pjesë e tubimit, ku qytetarë dhe përfaqësues politikë janë mbledhur për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.
Protestues të shumtë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë bashkuar në Prishtinë, pasi kundërshtojnë vendimin e Specialës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Protesta zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, lidhur me ish-krerët e UÇK-së të cilët u dënuan me 81 vite burg nga Haga. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitetRajoni Ramush Haradinaj

