Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ,kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga Serbia hapjen e arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Kurti rikujtoi zotimin e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim, duke vënë theksin te dosjet e Ushtrisë Jugosllave dhe veçanërisht te ato të Brigadës së Motorizuar 37, e cila, sipas tij, ka kryer masakra në Kosovë. LEXO edhe...Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator: Qytetarët s’mund të ndëshkohen se nuk votuan VV-në “Mos harrojmë edhe deklaratën e 2 majit të vitit 2023, me të cilën Serbia zotohet që do të bashkëpunojë për hapjen e arkivave në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Më duhet ta ritheksoj që një ndër dosjet më të rëndësishme që të deklasifikohet është ajo e brigadës së motorizuar ushtarake të Ushtrisë Jugosllave 37, e cila ka kryer shumë masakra në Kosovë e posaçërisht në Drenicë”, tha Kurti. Kurti tha se Kosova nuk mund të presë deri në vitin 2044, kur sipas afateve të klasifikimit pritet të hapen këto dokumente. Ai kërkoi njëkohësisht edhe trysni nga Bashkimi Evropian ndaj Beogradit, duke argumentuar se Serbia synon anëtarësimin në BE dhe përfiton fonde të konsiderueshme nga Unioni. Kreu i ekzekutivit në detyrë e lidhi gjithashtu klasifikimin e dosjeve me vitin 2014, kur presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte ministër i Mbrojtjes. “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva. Ato do të duhej që të hapeshin që dje, që pardje. Ndërkohë që janë klasifikuar pikërisht në vitin 2014, atëherë kur presidenti aktual i Serbisë, Vuçiç, ishte ministër i Mbrojtjes dhe ishte gjithashtu dhe koordinatori i shërbimeve sekrete informative. Tash merreni me mend, ky që është presidenti i Serbisë sot, në vitin 2014 kur janë klasifikuar dosjet e Ushtrisë Jugosllave që kanë kryer krime në Kosovë, e në veçanti e brigadës së motorizuar 37, ka qenë ministri i Mbrojtjes dhe koordinatori i shërbimeve informative dhe sekrete të Serbisë”, u shpreh Albin Kurti. Çështja e të pagjeturve mbetet një nga plagët më të rënda të luftës në Kosovë. Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës. Xh.K/ReportTv.al kosove serbi Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 32.2% Drejtësia 65.2% Nuk e di 2.7% Vota total: 376 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

