Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, kanë çelur aplikimet për teknikët e shkencave mjekësore që duan të bëhen pjesë e sistemit shëndetësor publik. Kandidatët do të duhet të aplikojnë online dhe të ndjekin kriteret e përcaktuara për t’u kualifikuar. Procesi i konkurrimit kalon në 2 faza, e cila nis me aplikimin, vlerësimin e dosjes dhe më pas testimi i informatizuar, që zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore.
