Lajme Zone
Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Hamza: Ligji për Specialen i tejkalon përmasat e një partie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është bashkuar protestës së sotme, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është bashkuar protestës së sotme, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Hamza tha se qytetarët po kërkojnë nga Kuvendi që ta miratojë këtë projektligj, duke theksuar se çështja, sipas tij, tejkalon interesat e një partie politike. “Ligji është domosdoshmëri. Nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në dy lexime. Ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, ka të bëjë me një çështje që i kalon përmasat e një partie”, deklaroi Hamza.Ai shtoi se miratimi i këtij ligji lidhet me, siç u shpreh, mbrojtjen e së kaluarës, historisë dhe të ardhmes.“Ka të bëjë me mbrojtjen e të kaluarës, të historisë, tash edhe të ardhmes”, tha kryetari i PDK-së.Hamza iu bashkua protestuesve në ditën kur po kërkohet që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara./Telegrafi/