Një tentativë grabitjeje në një supermarket në provincën e Firences, Itali, ka përfunduar në mënyrën më të pazakontë, pasi hajduti u detyrua të largohej pa marrë asnjë qindarkë. Shkaku? Arkëtarja ishte në ditën e saj të parë të punës dhe nuk dinte si të hapte kasën.
Sipas mediave italiane, autori hyri në supermarket me planin për të grabitur paratë e arkës në pak sekonda. Ai iu afrua sportelit dhe, nën kërcënim, i kërkoi punonjëses së re t'i dorëzonte menjëherë xhiron ditore.
Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur. E reja, e cila sapo kishte nisur punën, nuk arriti të hapte kasën për shkak të mungesës së përvojës. Minutat kalonin, ndërsa hajduti priste pa rezultat.
Vonesa bëri që klientët dhe punonjësit e tjerë të dyqanit të kuptonin se çfarë po ndodhte. Ata ndërhynë menjëherë dhe njoftuan karabinierët, duke e detyruar autorin të largohej me nxitim dhe pa asnjë përfitim.
Edhe pse arriti të arratisej përpara mbërritjes së policisë, tentativa e tij përfi në dështim të plotë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Ngjarja është bërë virale në mediat italiane, ku shumë e kanë cilësuar me humor si grabitjen që u prish nga "dita e parë e punës" e arkëtares.

