Lajme Zone
“Hajdutët në burg, jo në Evropë”/ Pankartat me mesazhet pikante që vijnë nga protesta e 73
PolitikëBalkanWeb

“Hajdutët në burg, jo në Evropë”/ Pankartat me mesazhet pikante që vijnë nga protesta e 73

Në ditën e 73-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke kërkuar reagim dhe drejtësi ndaj zyrtarëve që i akuzojnë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Në ditën e 73-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke kërkuar reagim dhe drejtësi ndaj zyrtarëve që i akuzojnë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Një pjesë e pankartave i drejtohen SPAK-ut, me thirrje për hetim dhe ndëshkim të zyrtarëve të qeverisë. “73. Heshtja nuk është zgjedhje”, “Zyrat e shtetit nuk janë shpella hajdutësh”, “SPAK, drejtësi apo amnisti?”, “Hajdutët në burg, jo në Evropë” dhe “Me hajdutë në qeveri, s’ka BE për Shqipërinë” janë disa prej mesazheve të shfaqura gjatë protestës. Protestuesit shprehen se lufta kundër korrupsionit dhe ndëshkimi i përgjegjësve janë të domosdoshme për një Shqipëri që synon integrimin në Bashkimin Evropian. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta