Lajme Zone
Habit aktorja e Hollywood-it, jeton në çadër jashtë shtëpisë nga frika e mykut: ''Nuk guxoj të flejë brenda!''
Të tjeraGazeta Tema

Habit aktorja e Hollywood-it, jeton në çadër jashtë shtëpisë nga frika e mykut: ''Nuk guxoj të flejë brenda!''

Aktorja e njohur amerikane Jenny McCarthy ka rrëfyer vështirësitë e fundit shëndetësore, duke e përshkruar përvojën e saj si një “makth” që zgjat prej dy vitesh.

Aktorja e njohur amerikane Jenny McCarthy ka rrëfyer vështirësitë e fundit shëndetësore, duke e përshkruar përvojën e saj si një “makth” që zgjat prej dy vitesh.

Gjatë episodit të së mërkurës, 28 tetor, të podcastit të saj The Jenny McCarthy Wahlberg Show, 53-vjeçarja foli për betejën e vështirë me helmimin nga myku dhe mikotoksinat, të cilat, sipas saj, nisën gjithçka nga një dhimbje dhëmbi që nuk po i largohej.

“Disi kjo më çoi në një rrugëtim të pafund te mjekët, operacionet, heqja e dhëmbëve, shfaqja e formacioneve të pazakonta në vende ku nuk i prisje, madje edhe dalja e implanteve. Në fund kuptova se sistemi im imunitar po luftonte me diçka shumë më të madhe”, tregoi ajo.

Aktorja shtoi se në një moment ishte aq e dëshpëruar për t'u shëruar, saqë kishte përfunduar duke jetuar në një çadër.

“Po, jetova në një çadër!”, u shpreh ajo.

McCarthy shpjegoi se problemet nisën në tetor të vitit 2024, kur filloi të kishte një dhimbje të vazhdueshme dhëmbi, të cilën qetësuesit nuk arrinin ta lehtësonin. Ajo vizitoi disa dentistë, përpara se të drejtohej te një specialist për një ndërhyrje kirurgjikale në gojë. Megjithatë, sipas saj, procedura nuk pati sukses për shkak të infeksioneve të rënda në dhëmbë.

Më vonë, aktorja zhvilloi edhe kalazione, ciste që shfaqen në qepalla. Një mjek i kishte sugjeruar se ato mund të kishin lidhje me një problem kanceroz.

Pas ndërhyrjeve të shumta dhe mungesës së përgjigjeve për gjendjen e saj, McCarthy tha se ndihej e rraskapitur nga trajtimet mjekësore. Ajo kujtoi se diagnozën e mori në dhjetor të vitit 2025.

“Xheni, ke një problem serioz me mykun. Është një lloj myku që mund të shkaktojë kriza epileptike. Nëse kalon barrierën gjak-tru, do të përfjmë duke folur në spital. Duhet të veprojmë menjëherë”, kujtoi ajo fjalët e mjekes.

Aktorja beson se ekspozimi ndaj mykut ka ardhur nga shtëpia e saj në Los Angeles. Që atëherë, në banesë janë kryer ndërhyrje për largimin e mykut, ndërsa ajo ka nisur një sërë trajtimesh, përfshirë medikamente, vitamina, sauna me rreze infra të kuqe dhe procedura të shkëmbimit terapeutik të plazmës.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, McCarthy pranoi se ende nuk ndihet e sigurt për t'u kthyer në shtëpi dhe vazhdon të flejë në një çadër në oborr.

“Jam ende në procesin e detoksifikimit nga myku. Jam në muajin e shtatë dhe, sinqerisht, jam shumë e frikësuar për të jetuar diku tjetër përveçse në një çadër”, tha ajo.

Aktorja pranoi gjithashtu se vazhdon të ketë frikë për shëndetin e saj dhe se po përballet me pasoja psikologjike pas gjithë kësaj përvoje.

“Ka momente kur ndihem sikur po çmendem dhe sikur muret po më shemben”, përfi ajo.