Lajme Zone
Gurë masivë bien në aksin Hotolisht–Librazhd, bllokohet qarkullimi
Të tjeraJOQ Albania

Gurë masivë bien në aksin Hotolisht–Librazhd, bllokohet qarkullimi

Një tjetër situatë e rrezikshme është regjistruar në aksin Hotolisht–Librazhd, ku gurë dhe masive shkëmbore janë shkëputur nga mali dhe kanë përfunduar në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë situatën në aks, ku drejtuesit kanë dalë jashtë mjeteve të tyre.

Shqetësimi është veçanërisht i madh për shkak se rënia e gurëve në këtë segment nuk është një fenomen i ri. Më 4 korrik, një gur i shkëputur nga mali në fshatin Hotolisht goditi një automjet, duke i marrë jetën drejtuesit 42-vjeçar.

Edhe më 23 qershor, një tjetër rrëshqitje gurësh në aksin Hotolisht–Librazhd bllokoi qarkullimin për rreth një orë, deri në pastrimin e rrugës.

Rëniet e përsëritura të gurëve e kthejnë këtë segment në një burim të vazhdueshëm rreziku për drejtuesit dhe pasagjerët, veçanërisht në kushtet e motit të paqëndrueshëm.

Pamjet publikohen nga JOQ Albania për të sensibilizuar autoritetet dhe për të kërkuar ndërhyrje konkrete për garantimin e sigurisë në këtë aks, përpara se një tjetër rënie shkëmbinjsh të përfjë me pasoja tragjike. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)