Lajme Zone
Grushta e shpulla te koncerti i Ledri Vulës dhe Era Istrefit në Shëngjin
KulturëJOQ Albania

Grushta e shpulla te koncerti i Ledri Vulës dhe Era Istrefit në Shëngjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 gusht, rreth orës 00:30 në hyrje të klubit "Ara Club" në Shëngjin.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 gusht, rreth orës 00:30 në hyrje të klubit "Ara Club" në Shëngjin.

Përgjatë natës ku ishte parashikuar të performonin artistët e njohur Ledri Vula dhe Era Istrefi, atmosfera festive është prishur nga një përleshje e ashpër fizike. Në pamjet e siguruara, shihet qartë momenti kur shpërthen sherri i dhunshëm në korridorin hyrës të ambientit.

Sipas pamjeve, përleshja duket se ka ndodhur mes disa personave, dyshohet klientë dhe stafit të sigurisë ose punonjësve të klubit. Situata ka degraduar brenda pak sekondave në dhunë fizike, ku shihet se si ka goditje me shpulla dhe grushte midis të paktën dy personave.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo nga drejtuesit e klubit për shkaqet që çuan në këtë përplasje.

Kush mendoni se mban përgjegjësi për këto skena dhune në klubet e natës gjatë sezonit veror? View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)