Lajme Zone
Grupi i strukturuar i qenve terrorizon dibranët: Kemi frikë të dalim
Të tjeraJOQ Albania

Grupi i strukturuar i qenve terrorizon dibranët: Kemi frikë të dalim

Një situatë shqetësuese raportohet në lagjen “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, përballë Gjykatës së Peshkopisë, ku një numër i madh qensh endacakë janë kthyer në frikë të përditshme për banorët.

Një situatë shqetësuese raportohet në lagjen “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, përballë Gjykatës së Peshkopisë, ku një numër i madh qensh endacakë janë kthyer në frikë të përditshme për banorët.

Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania duke denoncuar situatën, ndërsa shprehet se banorët kanë frikë të dalin në orët e mbrëmjes për shkak të rrezikut të sulmeve dhe kafshimeve nga qentë.

Por problemi nuk mbaron këtu. Sipas denoncimit, koshat e mbeturinave janë vendosur në mes të trotuarit, duke ua vështirësuar kalimin këmbësorëve dhe duke i detyruar ata të kalojnë në rrugë.

Në një zonë pranë gjykatës, ku duhet të ketë siguri dhe kushte normale për banorët, qytetarët thonë se përballen me qen endacakë dhe trotuare të bllokuara nga mbeturinat.

Banorët kërkojnë ndërhyrje për të shmangur një situatë që mund të përfjë me pasoja më të rënda, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.