Lajme Zone
“Grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Belinda Ballukut”, deputeti i PD i bën jehonë investigimit të “Fiks Fare”: Palestrën duhet ta bëjë te 313-a
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Belinda Ballukut”, deputeti i PD i bën jehonë investigimit të “Fiks Fare”: Palestrën duhet ta bëjë te 313-a

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ngritur akuza ndaj Belinda Ballukut gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ngritur akuza ndaj Belinda Ballukut gjatë protestës së zhvilluar pranë Parlamentit. Ai tha se në dosjen hetimore ka të dhëna për kërcënime ndaj dëshmitarëve nga grupe kriminale, të cilat, sipas tij, kanë vepruar në emër të Ballukut. Në deklaratën e tij, deputeti demokrat iu referua edhe pasurive që pretendon se janë zbuluar gjatë hetimeve.

“E keni në dosje që grupet kriminale kanë kërcënuar dëshmitarë në emër të Belinda Ballukut. Pyeteni atë që bën si prokuror, Brahon, nëse është apo nuk është e vërtetë dhe thuaj pse nuk është arrestuar akoma?! Sa vila duhet t’i dalin kësaj zonje?! Duhet të sjellin fletarrestin. Të kisha qenë unë prokuror, nuk shkonte në palestër, por shkonte në burg, e bënte palestrën te 313”, deklaroi Balliu. Top Channel