Lajme Zone
Gruaja përplaset fortë nga motori, ngrihet dhe ikën me vrap
Të tjeraJOQ Albania

Gruaja përplaset fortë nga motori, ngrihet dhe ikën me vrap

Një grua në Adana të Turqisë u përplas nga një motor teksa po përpiqej të kalonte me vrap në anën tjetër të rrugës. Pas përplasjes, ajo ra në tokë, por u ngrit menjëherë, mori çantën që i kishte rënë në rrugë dhe u largua me vrap nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi në orët e mëngjesit në bulevardin Hacı Sabancı, në lagjen Sinanpaşa të distriktit Yüreğir.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, po kalonte me vrap rrugën kur u përplas nga një motor dhe përfi në tokë. Pas pak çastesh, ajo u ngrit, mori çantën që kishte rënë bashkë me të dhe, pa u ndalur, vazhdoi të vraponte duke u larguar nga vendi i aksidentit.

Drejtuesi i motorit, i habitur nga reagimi i saj, e ndoqi me sy dhe reagoi ndaj gruas teksa ajo largohej.

Momentet e përplasjes dhe largimit të pazakontë të gruas u regjistruan nga kamera e një automjeti tjetër që po qarkullonte në atë moment.