Lajme Zone
Gruaja kërkon ndihmë për protestuesin pa ndjenja, policia hedh gaz lotsjellës
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gruaja kërkon ndihmë për protestuesin pa ndjenja, policia hedh gaz lotsjellës

Pamje shqetësuese nga protesta e mbrëmshme në Tiranë, të dërguara në redaksinë e JOQ Albania, ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si Policia e Shtetit menaxhoi situatën gjatë përplasjeve me protestuesit. Në video dëgjohet një grua që kërkon me ngulm ndihmë për një protestues, i cili, sipas asaj që dëgjohet dhe pretendohet në pamje, kishte humbur ndjenjat. Të pranishmit duket se presin mbërritjen e ambulancës, ndërsa situata paraqitet e tensionuar dhe shqetësuese.

Në vend që situata të qetësohej deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore, në video dëgjohen thirrjet e gruas për ndihmë, ndërsa raportohet se efektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës në zonë. Bazuar nga pamjet, lindin pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin e ndërhyrjes dhe respektimin e detyrimit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve, edhe në kushtet e një proteste të tensionuar.

Pamjet kanë rikthyer në vëmendje reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave dhe nevojën për transparencë mbi veprimet e efektivëve në terren. Përdorimi i gazit lotsjellës në rrethana kur një person mund të ketë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore kërkon sqarim të plotë nga autoritetet dhe verifikim të pavarur të ngjarjes. E drejta për të protestuar nuk e përjashton detyrimin për të ruajtur rendin publik, por as ruajtja e rendit nuk mund të justifikojë veprime që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njerëzve.