Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Fatmirësisht, familjarët kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa raportohet se gruaja e shtëpisë ka pësuar djegie në krahë.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ishte lënë në banesë. Sipas informacioneve paraprake, gruaja kishte dalë për të shkuar në dyqan, ndërsa bombolen e kishte harruar të ndezur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

