Greva e punonjësve grekë ka pezulluar punën në katër pikat kufitare me Shqipërinë. Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit njofton se në pikën doganore të Kakavijës dhe Tre Urat në Përmet ka ndërprerë lëvizjen e automjeteve në të dy krahët, që ka nisur prej orës 07:00 dhe do të zgjasë deri në 11:00 me orën shqiptare. LEXO edhe...Greva e doganave greke, pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare! Lejohen vetëm këmbësorët dhe emergjencat Ndërsa në dy pikat e tjera kufitare, atë të Kapshticës dhe në Qafë-Botë pezullimi i hyrje daljeve ka nisur prej orës 05:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 09:00. Ndërkohë, sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare e Janinës, lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore, si ambulancat. P.J/ReportTv.al tre urat dogana qafe bote dogana Kakavije Dogana Kapshtice dogana Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63% Jo 29.8% Nuk e di 7.1% Vota total: 4514 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

