Lajme Zone
Grabitje me thikë dhe trafik kanabisi/ Durrës, policia finalizon dy operacione, arrestohen 3 persona
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitje me thikë dhe trafik kanabisi/ Durrës, policia finalizon dy operacione, arrestohen 3 persona

Dy operacione policore të koduara “Reagimi” dhe “Yellow Line” janë finalizuar nga policia në Durrës. Si rezultat, tre persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Dy operacione policore të koduara “Reagimi” dhe “Yellow Line” janë finalizuar nga policia në Durrës. Si rezultat, tre persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të operacionit “Reagimi”, policia ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar për grabitjen e një taksisti në lagjen nr. 14, në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur 34-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar me mjet prerës taksistin 30-vjeçar, duke i marrë celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit. Ndërkohë, operacioni i dytë, i koduar “Yellow Line”, u zhvillua në Portin e Durrësit, ku u arrestuan në flagrancë dy të rinj, 27 dhe 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit të një furgoni, me drejtues 27-vjeçarin dhe pasagjer 24-vjeçarin, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët e dyshuara narkotike, paratë, furgoni dhe dy telefona celularë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Durrës