Policia e Tiranës dhe Komisariati nr. 5 kanë arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri në argjendarinë 'Luani' në Paskuqan. Në pranga ka rënë Argys Kalsi. Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari është arrestuar në Qafë Thanë teksa po mhej të largohej nga vendi. Në momentin që ai ka tentuar të kalojë kufirin, Kalsi ështe arrestuar menjëherë nga blutë. Në fakt, policia prej disa ditësh e kishte identifikuar të riun si autor i ngjarjes, por nuk e kishte arrestuar pasi e kishin ndjekur dhe përgjuar në mënyrë që të arrestojnë dhe autorin e dytë, për të cilin po punohet për identifikimin e tij. LEXO EDHE:7 vatra aktive në 24 orët e fundit/ 2 avionë në terren për zjarret në Lurë, 3 helikopterë në Lufaj të Mirditës dhe në Tërbun (FOTO) Policia bën me dije se më 6 gusht, në një pyll pranë fshatit Zgafnur, ka gjetur kallashnikovin e përdorur, krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete të lyer në ngjyrë gri, 2 maska silikoni dhe një palë doreza. Tri ditë më vonë, gjeti të hedhur në një liqen në fshatin Qinam edhe motorin e përdorur nga dy autorët, me të cilin ata u arratisën duke përdorur rrugët periferike të Kamzës dhe shmangur ato kryesore. Në grabitjen e ndodhur më 5 gusht, autorët hynë të maskuar e me kallashnikov, kanosën punonjësen dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:52 Grabitja në argjendarinë në Paskuqan/ Policia zbulon detaje nga hetimet, autorët përdorën maska silikoni për të fshehur identitetin 35-vjeçari Argys Kalsi është vënë në pranga si një prej autorëve për grabitjen e ndodhur më 5 gusht në argjendarinë ‘Luani’ në Paskuqan. Policia bën me dije se gjatë periudhës së hetimit, në një pyll pranë fshatit Zgafnur, ka gjetur kallashnikovin e përdorur, krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete të lyer në ngjyrë gri, 2 maska silikoni dhe një palë doreza.Maskat e silikonit duken tejet reale dhe imitojnë fytyrën e njeriut.Më herët, Report Tv ka raportuar se ishte gjetur motori i përdorur nga autorët për t’u arratisur, i hedhur në një liqen në fshatin Qinam.Njoftimi i policisë:Kamëz/Vijojnë veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së një sasie bizhuterish në një argjendari në Kamëz, më datë 05.08.2026.Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar. Sekuestrohen gjatë periudhës së hetimit arma e zjarrit automatik, motomjeti, veshjet, maska silikoni dhe një krehër me fishek.35-vjeçari Argys Kalsi, një prejSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i punës intensive hetimore dhe procedurale, të kryer për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:-A. K., 35 vjeç, banues në Laç.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 05.08.2026, kanë vjedhur një sasi bizhuterish në një argjendari dhe më pas janë larguar me një motomjet. Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kërkimeve intensive në terren, më datë 06.08.2026, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike, një krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete e lyer me ngjyrë gri, dy maska silikoni, një palë doreza, si dhe veshje të tjera që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.Gjithashtu, më datë 09.08.2026, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, fshati Qinam, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një motomjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: Tirane grabitje paskuqan Argys Kalsi qafe thane argjendari luani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58% Shoqëria 25.1% Social media 16.8% Vota total: 2996 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
