Lajme Zone
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa që përdorën dy autorët (FOTO)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa që përdorën dy autorët (FOTO)

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes së argjendarisë në Paskuqan, ku u morën 1.5 milionë lekë. Pesë ditë pas ngjarjes policia ka gjetur motorin që autorët dyshohen se lëvizën. Autorët nuk janë identifikuar ende.

Tiranë - Pesë ditë pas grabitjes së një argjendarie në Paskuqan, Policia arriti të gjejë motorin që përdorën autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar. Motori pa targa u gjet i braktisur në një liqen në Zall Herr, 14 km larg Paskuqanit. Mjeti u zbulua pas gjurmimit të kamerave të sigurisë. Nga foto që ka siguruar Report Tv shihet se motori në ngjyrë të kuqe dhe blu ishte hedhur në një liqen. LEXO EDHE:‘Kur shoh shkurre, dua t’i djeg’, arrestohet i moshuari piroman në Tiranë! Ndezi dy zjarre në dy ditë, dogji sipërfaqe të mëdha toke në Lundër e Shkozë (VIDEO) Dy personat që morën pjesë në grabitje, ndoqën të njëjtin itinerar si për të shkuar te argjendari "Luani", ashtu edhe për t’u larguar. Ata përdorën rrugicat periferike të Kamzës, duke shmangur rrugët kryesore. Autorët hynë të maskuar dhe me kallashnikov dhe grabitën sende floriri me një vlerë rreth 1.5 milionë lekë. Dyshohet se njëri prej tyre të ketë shkuar si klient ditë më parë, pasi kishin dijeni të plotë ku ndodheshin bizhuteritë me vlerë të konsiderueshme. Motori i autorëve Xh.K/G.M./Shqiptarja.com TAG: argjendari luani grabitje paskuqan Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.5% Jo 45.2% I/e dyzuar 8.3% Vota total: 1136 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?