Lajme Zone
Grabiti bankën në Komunën e Parisit, arrestohet autori; dyshohet për një tjetër vjedhje
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Grabiti bankën në Komunën e Parisit, arrestohet autori; dyshohet për një tjetër vjedhje

Efektivët e policisë e lokalizuan dhe e arrestuan 50-vjeçarin pranë rrugës së Kosovarëve, disa ditë pas ngjarjes.

Pamje nga vendi i grabitjes Hetuesit po verifikojnë gjithashtu përfshirjen e tij në një tjetër grabitje banke, që ka ndodhur disa muaj më parë në të njëjtën zonë të kryeqytetit. Policia e Tiranës ka arrestuar R. Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit.

Efektivët e policisë e lokalizuan dhe e arrestuan 50-vjeçarin pranë rrugës së Kosovarëve, disa ditë pas ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake të hetimit rezulton se Duka dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka kërcënuar punonjësit me armë. Pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja duke përdorur një monopatinë.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu përfshirjen e tij në një tjetër grabitje banke, që ka ndodhur disa muaj më parë në të njëjtën zonë të kryeqytetit.

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e të dyja ngjarjeve dhe për të dokumentuar përgjegjësinë e të arrestuarit.

Si ndodhi grabitja? Grabitja ndodhi rreth një javë më parë, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person i maskuar hyri në filialin e bankës Raiffeisen dhe mori një shumë parash nën kërcënimin e një sendi në dukje armë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të paradites, në një moment kur brenda ambienteve të bankës ndodheshin punonjës dhe klientë. Sapo hyri në filial, autori iu drejtua rojës së sigurisë që qëndronte pranë hyrjes dhe e kërcënoi, duke e detyruar ta shoqëronte drejt arkës.

Më pas, grabitësi iu afrua arkëtares, i drejtoi armën në kokë dhe i kërkoi t'i dorëzonte paratë. Pasi mori shumën e parave, ai doli nga banka dhe u largua me shpejtësi duke përdorur një monopatinë, me të cilën lëvizi në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje, ngriti pika kontrolli dhe angazhoi shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.grabiti bankën në komunën e parisit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me ‘Ndrangheta-n, Cosa Nostra-n dhe Camorra-n 8 Nëntor 2026, 21:4221:42Kronike Kur krimi thyen heshtjen! Tre të penduarit dhe 27 ngjarjet kriminale të dosjes “Plumbi i Artë” 8 Nëntor 2026, 21:1021:10Kronike Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin 81-vjeçar; shoferja shoqërohet në polici 8 Nëntor 2026, 20:4520:45Kronike "Më shante"/ Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq, mbyllen hetimet për Julian Gjoshin 8 Nëntor 2026, 17:0917:09Kronike Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari 8 Nëntor 2026, 16:0016:00Kronike Trafikuan 240 kg kokainë dhe transferuan 14 mln euro në Shqipëri, goditet grupi kriminal në Itali; 52 persona nën hetim 8 Nëntor 2026, 14:2014:20Kronike