Lajme Zone
Grabitet me armë zjarri një argjendari në Paskuqan, detajet e para nga policia
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Grabitet me armë zjarri një argjendari në Paskuqan, detajet e para nga policia

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit, në bashkinë Kamëz. Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga ngjarja dhe sqaron dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendarinë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe kanë kërcënuar punonjëset me një send që dukej si armë zjarri . Më pas kanë marrë një sasi bizhuterish, duke u larguar nga vendi i ngjar

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit, në bashkinë Kamëz. Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga ngjarja dhe sqaron dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në argjendarinë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe kanë kërcënuar punonjëset me një send që dukej si armë zjarri .

Më pas kanë marrë një sasi bizhuterish, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kamëz/Informacion paraprak Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm