Lajme Zone
GOLAT/ Real Madridi 'poker' kundër Sociedadit, Kylian Mbappe shënon tre gola në La Liga
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

GOLAT/ Real Madridi 'poker' kundër Sociedadit, Kylian Mbappe shënon tre gola në La Liga

Pas javës së dytë në elitën e futbollit spanjoll, Real Madridi merr kreun me gjashtë pikë. Barcelona nuk ka luajtur ende.

La Liga e futbollit në Spanjë po zhvillon raundin e dytë në mesjavë. Mbrëmjen e të mërkurës Real Madridi fitoi 4-1 kundër Real Sociedadit në 'Bernabeu', teksa tre nga golat e 'Galaktikëve' u shënuan nga Kylian Mbappe. Ekipi i Jose Mourinhos gjeti epërsinë pas 40 minutash lojë. Valverde pasoi bukur për Mbappe, me francezin që e ndali sferën në trekëndësh. Katër minuta më vonë Sociedadi barazoi me Luka Sucic, për ta mbyllur 1-1 pjesën e parë. Fraksioni i dytë vijoi me Realin më kërkues. Do të ishte sërish Kylian Mbappe që do gjente golin e dytë në minutën e 60-të, këtë herë me asistin e Bellingham. Mesfushori anglez asistoi edhe për Vinicius në minutën e 68-të, teksa 'Galaktikët' siguruan tri pikët. Në minutën e 80-të Kylian Mbappe do të kurorëzonte një mbrëmje speciale me golin e tretë personal dhe të katërtin për Real Madridin. LEXO EDHE:Kapet në Spanjë “Mjeshtri i arratisjeve”, shqiptari që iku 4 herë nga burgjet e Italisë dhe Belgjikës (EMRI + VIDEO) Me gjashtë pikë pas dy raundeve të para, Real Madridi prin renditjen në La Liga, ndërsa Barcelona luan ndeshjen e saj sot në orën 21:00, në 'Camp Nou' kundër Bilbaos. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: la liga real madrid real sociedad Kylian Mbappe Jude Bellingham Vinicius Junior Jose Mourinho spanje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 3225 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?