SPANJË - La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi të dielën tre nga ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e dytë. Atletico barazoi 2-2 kundër Villarrealit, Barcelona mposhti 0-5 Elchen, ndërsa Getafe iu fal një goli duke marrë tri pikë kundër Racing Santander. Sot elita e futbollit spanjoll vijon me ndeshjet Osasuna - Levante dhe Malaga - Deportivo La Coruna. Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero', vendasit e Elches u turpëruan 0-5 nga Barcelona. Katalanasit treguan se janë një 'kockë e fortë' dhe se rivalët do e kenë të vështirë për t'i zbritur nga froni. Barça kaloi në epërsi pas 14 minutash lojë me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Raphinha. Braziliani ishte sërish protagonist kur në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë asistoi për golin e dytë të shënuar nga Karim Adeyemi. Hansi Flick mori një lajm jo të mirë, kjo pasi në minutën e 45 Gavi la fushën i dëmtuar dhe në vend të tij u fut Pedri. Lamine Yamal ishte në hije në këtë duel dhe në minutën e 65-të i la vendin Anthony Gordon. Anglezi, i afruar në këtë merkato, tregoi cilësitë e tij duke bërë 'kamerierin' në dy golat e radhës, fillimisht për dopietën e Raphinhas dhe golin e Fermin Lopez. Ky i fundit shënoi edhe golin e pestë duke vulosur 'shuplakën' që Barça i dha Elches. LEXO EDHE:VIDEO/ Atletico shmang humbjen, barazon 2-2 kundër Villarrealit! Fërshëllima në Madrid për Julian Alvarez Në Metropolitano të Madridit, vendasit e Atleticos barazuan 2-2 kundër Villarrealit. Pubill kaloi vendasit në epërsi, por miqtë përmbysën përkohësisht me penalltitë e kthyera në gol nga Moreno dhe Mikautadze. Në minutën e 85-të Giuliano Simeone barazoi rezultatin për 2-2. Në stadiumin 'Metropolitano' pati fërshëllima nga tifozët vendas për lojtarin e tyre, Julian Alvarez. I futur në fushë në minutën e 66-të, çdo prekje topi e tij shoqërohej nga fërshëllimat dhe kundërshtitë, kjo pasi ai dëshiron largimin nga Atletico dhe tifozët i kanë dalë kundër. La Liga, e diel 23 gusht 2026: Atletico Madrid 2-2 Villarreal Getafe 1-0 Racing Santander Elche 0-5 Barcelona Renditja: Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:31 VIDEO/ Atletico shmang humbjen, barazon 2-2 kundër Villarrealit! Fërshëllima në Madrid për Julian Alvarez Në Metropolitano të Madridit, vendasit e Atleticos barazuan 2-2 kundër Villarrealit. Pubill kaloi vendasit në epërsi, por miqtë përmbysën përkohësisht me penalltitë e kthyera në gol nga Moreno dhe Mikautadze. Në minutën e 85-të Giuliano Simeone barazoi rezultatin për 2-2. Në stadiumin 'Metropolitano' pati fërshëllima nga tifozët vendas për lojtarin e tyre, Julian Alvarez. I futur në fushë në minutën e 66-të, çdo prekje topi e tij shoqërohej nga fërshëllimat dhe kundërshtitë, kjo pasi ai dëshiron largimin nga Atletico dhe tifozët i kanë dalë kundër. S.Dh/Shqiptarja.com Share Ora 10:30 VIDEO/ Barcelona e nis me 'manita', fiton 0-5 në fushën e Elches! Zhgënjen Lamine Yamal Në stadiumin 'Manuel Martinez Valero', vendasit e Elches u turpëruan 0-5 nga Barcelona. Katalanasit treguan se janë një 'kockë e fortë' dhe se rivalët do e kenë të vështirë për t'i zbritur nga froni. Barça kaloi në epërsi pas 14 minutash lojë me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Raphinha. Braziliani ishte sërish protagonist kur në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë asistoi për golin e dytë të shënuar nga Karim Adeyemi. Hansi Flick mori një lajm jo të mirë, kjo pasi në minutën e 45 Gavi la fushën i dëmtuar dhe në vend të tij u fut Pedri.Lamine Yamal ishte në hije në këtë duel dhe në minutën e 65-të i la vendin Anthony Gordon. Anglezi, i afruar në këtë merkato, tregoi cilësitë e tij duke bërë 'kamerierin' në dy golat e radhës, fillimisht për dopietën e Raphinhas dhe golin e Fermin Lopez. Ky i fundit shënoi edhe golin e pestë duke vulosur 'shuplakën' që Barça i dha Elches. S.Dh/Shqiptarja.com Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: julian alvarez Gavi Lamine Yamal barcelona Elche racing santander getafe Villarreal atletico madrid spanje la liga Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.5% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1132 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?
