Lajme Zone

“Goditja më e madhe e PS do t’i vijë nga…”/ Ben Andoni: PD nuk ngjall më frymë! Ky duhet të jetë mandati i fundit i Berishës

Analisti Ben Andoni ka bërë një panoramë të situatës politike në vend, duke u fokusuar te Partia Demokratike, gara brenda kësaj partie dhe zgjedhjet e fundit të mbajtura për kryetarin e PD.

Analisti Ben Andoni ka bërë një panoramë të situatës politike në vend, duke u fokusuar te Partia Demokratike, gara brenda kësaj partie dhe zgjedhjet e fundit të mbajtura për kryetarin e PD. Gjithashtu ai u ndal edhe të ndryshimet statutore që pritet të miratohen në PD. Analisti Andoni u shpreh se PD sot nuk ngjall dot më frymë te shqiptarët dhe të shihet si një alternativë. “PD nëse nuk kthehet te baza nuk do të vijë në pushtet. Duhet të nisë që nga kupola, zoti Berisha e humbi këtë mision. Ky organizim nuk bën krijimin e frymës. Logjika është ky duhet të jetë mandate i fundit i tij në krye të kësaj force politike”, u shpreh ai, ndërsa foli për kreun e PD Sali Berisha. Ndërsa sa i përket situatë në partinë socialiste, ai u shpreh se gjasat janë që të përfjë më keq se PD, por tani për tani i favorizon situata gjeostrategjike.

“Fatkeqësisht PD sot nuk ngjall më frymë, po të kishte një prag ndryshe, më besoni që PD do të ishte më ndryshe sot. PD dhe mënyra se si artikulon një pjesë e tyre është e vjetër, dhe jo vetëm e lodhshme por edhe shterpë. Ndërsa PS ka një fat të madh të situatës gjeopolitike dhe kapet me integrimin. Ndërsa besoj se goditjen më të madhe socialistëve do të ja japë performancë e kryetarëve të tyre”, tha mes të tjerash ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb