Lajme Zone

Ish-kandidatja për deputete e PD, Julia Ilirjani i bashkohet lëvizjes së Salianjit: Nuk pranojmë më humbje pas humbje, duam fitoren!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbledhur në një takim në Tiranë demokratë, struktura dhe mbështetës të cilët kërkojnë një rrugëtim të ri për opozitën. Një nga surprizat e këtij takimi ishte bashkimi me këtë lëvizje i aktores së njohur Julia Ilirjani, njëherësh ish-kandidatë për deputete e PD-së në zgjedhjet e fundit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbledhur në një takim në Tiranë demokratë, struktura dhe mbështetës të cilët kërkojnë një rrugëtim të ri për opozitën. Një nga surprizat e këtij takimi ishte bashkimi me këtë lëvizje i aktores së njohur Julia Ilirjani, njëherësh ish-kandidatë për deputete e PD-së në zgjedhjet e fundit. Ilirjani bëri një paralelizëm mes brezit të ri të demokratëve që mbushnin sallën dhe lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi diktaturën. Aktorja u shpreh se energjia e të rinjve që mbështesin këtë lëvizje të re brenda PD-së tregon se fryma e ndryshimit nuk është shuajtur dhe se suksesi do të vijë pikërisht nga bashkimi i njerëzve që ndajnë të njëjtat ideale. “Kur pata ftesën për të folur këtu mendova disa fjalë të përshtatshme për këtë takim, por tani që jam këtu dhe shoh gjithë këta të rinj dhe të reja, më kujtohet viti 1990. Atëherë kur një grup i vogël studentësh foli, këmbënguli dhe krijoi një parti të re që ishte PD. Atëherë nuk u mbështet nga qeveria e asaj kohe dhe shumë të tjerë, mirëpo këmbëngulja e atyre të rinjve u mbështet nga të ngjashmit e tyre, nga pjesa tjetër e rinisë, dhe vërshoi në rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë. Mendoj se këta të rinj këtu do të bëjnë të njëjtën gjë si atëherë,” deklaroi Ilirjani.

Më tej, ish-kandidatja për deputete deklaroi se demokratët janë lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme politike dhe se ka ardhur koha që opozita të futet në një rrugë që garanton vetëm fitoren dhe rrëzimin e mazhorancës. “Këta të rinj do të mbështeten fillimisht nga njëri-tjetri, nga të ngjashmit e tyre, dhe më pas kjo lëvizje do të zbresë si një uragan në të gjithë Shqipërinë. Nuk mund të pranojmë më humbje pas humbjeve, por duam dhe do të arrijmë fitoren! Rroftë demokracia, rroftë Shqipëria!” përfi mes duartrokitjeve Julia Ilirjani. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb