Lajme Zone
Goditja e anijes ushtarake ruse në Libi, Zelensky merr përsipër sulmin: E sulmuam me 7 dronë detarë
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Goditja e anijes ushtarake ruse në Libi, Zelensky merr përsipër sulmin: E sulmuam me 7 dronë detarë

Korveta e përmbysur e marinës ruse Merkury, imazh satelitorPresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka marrë përsipër sulmin ndaj një anijeje ushtarake ruse pranë brigjeve të Libisë, ndryshe nga sa u pretendua në disa media se droni ishte nisur nga Shqipëria. Sipas tij, dronët detarë ukrainas e fsën anijen. LEXO edhe...Mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë ose të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukr

Korveta e përmbysur e marinës ruse Merkury, imazh satelitorPresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka marrë përsipër sulmin ndaj një anijeje ushtarake ruse pranë brigjeve të Libisë, ndryshe nga sa u pretendua në disa media se droni ishte nisur nga Shqipëria. Sipas tij, dronët detarë ukrainas e fsën anijen. LEXO edhe...Mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë ose të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukrainë Në një postim të hënën në platformën X, Zelensky tha se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë detarë të prodhuar në Ukrainë në operacionin që fsi korvetën ruse. “Po vazhdojmë operacionet tona në zonat detare të përcaktuara. Po i përgjigjemi agresionit të Rusisë. Po zhvillojmë armët ukrainase,” tha ai. Forcat ukrainase goditën gjithashtu anijen ruse të mallrave “MV Angara”, të cilën, sipas Zelenskyt, Moska e përdorte për të transportuar armë. Ai shtoi se gjatë sulmit u shkatërrua edhe një helikopter ushtarak Ka-27. Zelensky falënderoi Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe forcat e tjera ukrainase të mbrojtjes që morën pjesë në atë që ai e cilësoi si “një operacion shembullor ukrainas në përgjigje të luftës së Rusisë.” Zelensky tha se të dielën dhe të hënën kishte marrë informacione të hollësishme për operacionin dhe se “objektivat që kishim përcaktuar u arritën.” Ora 20:05 Mbi 700 mijë ushtarë rusë të vrarë ose të zhdukur që nga fillimi i luftës në Ukrainë Mbi 700 mijë ushtarë rusë mendohet të jenë vrarë ose zhdukur që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Këto janë të dhënat e publikuara nga media e pavarur ruse Mediazona dhe media letoneze në gjuhën ruse, Meduza.Mediazona, e cila monitoron regjistrat zyrtarë dhe mbledh të dhëna shtesë në bashkëpunim me redaksinë ruse të BBC-së, ka evidentuar shifra të reja pas një sulmi kibernetik ndaj agjencisë ruse të statistikave, Rosstat. Redaksia deklaroi se është ‘e bindur për autenticitetin e këtyre të dhënave’.Sipas përllogaritjeve të dy mediave, deri më tani janë konfirmuar 500 mijë viktima, ndërsa rreth 200 mijë ushtarë të tjerë dyshohet se kanë humbur jetën, por vdekjet e tyre ende nuk janë pasqyruar në regjistrat rusë për shkak të vonesave administrative. Share Ora 15:10 Sulmet ukrainase ndaj anijeve ruse në Libi dhe Baltik, Peskov: Një trend shumë i rrezikshëm, sulmet tona i shkaktojnë pasoja të dhimbshme Ukrainës Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka cilësuar si një “trend shumë të rrezikshëm” operacionin ukrainas kundër një anijeje ushtarake ruse në brigjet e Libisë, si dhe sulmet e Kievit ndaj anijeve tregtare ruse në Detin Baltik.Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Peskov komentoi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili njoftoi se forcat ukrainase kishin fsur korvetën ruse Merkury në brigjet libiane. Ai tha se Kremlini e kishte marrë në konsideratë këtë deklaratë, ndërsa sqaroi se çështja po trajtohej nga Ministria ruse e Mbrojtjes.“Ministria e Mbrojtjes po merret me këtë çështje dhe informacioni do të ofrohet edhe përmes Ministrisë së Mbrojtjes nëse konsiderohet e përshtatshme”, deklaroi Peskov.Ai theksoi se Rusia do të vijojë operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, duke paralajmëruar pasoja për Kievin.“Personeli ynë ushtarak vazhdon të kryejë sulme në shkallë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë çdo ditë. Kjo praktikë ka pasoja shumë të dhimbshme për regjimin e Kievit”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit.Peskov shtoi se Moska do të vazhdojë këtë kurs, në përputhje me deklaratat e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin. Share Lajmi kryesor: Goditja e anijes ruse në Libi, Tirana rrëzon pretendimet e mediave: E pavërtetë nisja e dronit nga Shqipëria, s’jemi të përfshirë! Ukraina merr përsipër sulmin (VIDEO) SI.E./A.C/ReportTv.al Volodymyr Zelensky ministria e mbrojtjes ukraine lufta ne ukraine ministria e jashtme Rusi Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23% Asnjëra 6% Vota total: 2528 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?