Lajme Zone
Goditja e anijes ruse në Libi, Ministria e Jashtme në Tiranë rrëzon pretendimet e mediave: E pavërtetë nisja e dronit nga Shqipëria, s’jemi të përfshirë! Ukraina merr përsipër sulmin (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Goditja e anijes ruse në Libi, Ministria e Jashtme në Tiranë rrëzon pretendimet e mediave: E pavërtetë nisja e dronit nga Shqipëria, s’jemi të përfshirë! Ukraina merr përsipër sulmin (VIDEO)

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë raportimet mediatike për një sulm me dron detar ndaj një korvete ruse në Libi, duke i quajtur të pavërteta pretendimet e mediave se mjeti u nis nga Shqipëria. Ministria sqaron se nuk ka asnjë përfshirje të Shqipërisë në këtë ngjarje dhe as të territorit të saj. Pretendimi u përhap nga Clash Report, një faqe që raporton kryesisht për luftër

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë raportimet mediatike për një sulm me dron detar ndaj një korvete ruse në Libi, duke i quajtur të pavërteta pretendimet e mediave se mjeti u nis nga Shqipëria. Ministria sqaron se nuk ka asnjë përfshirje të Shqipërisë në këtë ngjarje dhe as të territorit të saj. Pretendimi u përhap nga Clash Report, një faqe që raporton kryesisht për luftërat dhe konfliktet e armatosura, si dhe nga llogaria Visioner në platformën X. LEXO edhe...Hoxha me komunitetin shqiptar në Greqi: E ardhmja europiane e Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve Reagimi i plotë: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë. I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë. Anija ruse me raketa Mercury pësoi dëme të mëdha pas një shpërthimi në portin e Bengazit, në rajonin lindor të Libisë në Cyrenaica. Associated Press, duke cituar dy zyrtarë ushtarakë libianë, raporton se korveta pësoi dëme të rënda. Sipas zyrtarëve, të cilët folën në kushte anonimiteti, hetimi paraprak tregonte se dronët ishin nisur nga një bazë në perëndim të Libisë, e përdorur nga forcat ukrainase. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori përsipër sulmin. Në një postim në X, ai deklaroi se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë detarë të prodhuar në vend dhe fsën korvetën ruse. Zelensky deklaroi sot se gjatë operacionit u shkatërrua edhe një helikopter ushtarak Ka-27 dhe u godit anija e mallrave “MV Angara”, të cilën, sipas tij, Moska e përdorte për transportin e armëve. Pretendimi i Clash Report se droni u nis nga Shqipëria Pretendimi i Visoner se droni u nis nga Shqipëria Lajm në përditësim.... Ora 10:50 Sulmi ndaj luftanijes ruse në Libi, Ministria e Mbrojtjes: Të pavërteta pretendimet për përfshirjen e Shqipërisë, Forcat e Armatosura s’kanë gisht në operacion Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Forcat e Armatosura shqiptare nuk kanë kryer e as mbështetur operacionin e sulmit me dronë detarë ndaj luftanijes ruse në brigjet e Libisë.Ministria thotë se dy platformat Clash Report dhe Visioner, kanë pretenduar se dronët janë nisur nga Shqipëria duke përshkuar mbi 800 kilometra në Mesdhe.Ky informacion nuk është mbështetur në prova e fakte, thuhet në reagim, ndërsa sulmi ndaj anijes nuk provon origjinën e mjeteve të përdorur.Në fund kërkohet përgjegjësi për raportimin e qartë mbi çështjet e sigurisë. Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelensky, ka konfirmuar se sulmi është organizuar nga forcat e vendit të tij dhe janë përdorur 7 dronë detarë.Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:Për informacion, lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë:Platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin.Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.Duhet bërë dallimi mes raportimeve për sulmin ndaj anijes ruse dhe pretendimit se ai është organizuar apo realizuar nga territori shqiptar. Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë.Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ-së dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues, që nuk duhet të riprodhohet si fakt i konfirmuar.Përgjegjësia në raportimin e çështjeve të sigurisë kërkon dallimin e qartë mes fakteve të verifikuara dhe pretendimeve të pambështetura në prova. Share Ora 09:58 Goditja e anijes ushtarake ruse në Libi, Zelensky merr përsipër sulmin: E sulmuam me 7 dronë detarë Korveta e përmbysur e marinës ruse Merkury, imazh satelitorPresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka marrë përsipër sulmin ndaj një anijeje ushtarake ruse pranë brigjeve të Libisë, ndryshe nga sa u pretendua në disa media se droni ishte nisur nga Shqipëria. Sipas tij, dronët detarë ukrainas e fsën anijen.Në një postim të hënën në platformën X, Zelensky tha se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë detarë të prodhuar në Ukrainë në operacionin që fsi korvetën ruse.“Po vazhdojmë operacionet tona në zonat detare të përcaktuara. Po i përgjigjemi agresionit të Rusisë. Po zhvillojmë armët ukrainase,” tha ai.Forcat ukrainase goditën gjithashtu anijen ruse të mallrave “MV Angara”, të cilën, sipas Zelenskyt, Moska e përdorte për të transportuar armë. Ai shtoi se gjatë sulmit u shkatërrua edhe një helikopter ushtarak Ka-27.Zelensky falënderoi Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe forcat e tjera ukrainase të mbrojtjes që morën pjesë në atë që ai e cilësoi si “një operacion shembullor ukrainas në përgjigje të luftës së Rusisë.”Zelensky tha se të dielën dhe të hënën kishte marrë informacione të hollësishme për operacionin dhe se “objektivat që kishim përcaktuar u arritën.” Share P.J/ReportTv.al ukraine lufta ne ukraine ministria e jashtme Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.3% Protesta 22.7% Asnjëra 6% Vota total: 2064 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?